Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, iu është drejtuar deputetëve të Kuvendit, pas raportimit të kryeministrit Kurti në lidhje me takimin e Ohrit, shkruan GazetaDemos.
Ai tha se procesi i dialogut ka deagraduar në formë esenciale, derisa pyeti Kurtin “Çka ka, çka s’ka”.
“Kurti i ka pranu krejt ato që ka thonë që ska me i pranu kurrë. Unë vërtet mund ta them që kryeministri nuk ka bo tradhëti kombëtare, por tradhëti ndaj njdekësve të vetë e militantëve të vetë, sepse gjithmonë ka premtuar se nuk do të ketë Asociacion”, deklaroi Krasniqi.
Tutje, i pari i PDK-së tha se kryeministri Kurti është përgjegjës për degradimin e procesit të dialogut, derisa tha si pasojë e gabimeve të tij edhe parnerët ndërkombëtarë kanë humbur ambicien për marrëveshje finale.
“Edhe SHBA-të kanë hequr dorë nga qëllimi për marrëveshje finale, fokusi ka kalu nga marrëveshje finale tek menaxhimi i situatës. Vetëm kriza kanë shkaktu si Albin Kurti si Aleksandër Vuçiqi, si me qenë të marrur vesh me njëri-tjetrin”, tha ai.
Mes tjerash, Krasniqi potencoi se konflikti dhe armiqësia mes Kosovës dhe Serbisë po vazhdojnë ende.