Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Krasniqi: Kundërshtimi ndaj ShBA-së politikë zyrtare e Qeverisë

    14/02/2024 18:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në tre-vjetorin të fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, ka thënë se Kurtit i kanë mjaftuar tri vite që premtimet t`i kthejë në mashtrim dhe shpresat në zhgënjim.

    Përmes një njoftimi në Facebook, Krasniqi ka shkruar se Qeveria deri më tani i ka sjellë Kosovës stagnim në ekonomi, kolaps në shëndetësi, degradim në arsim,dështim në infrastrukturë, skandale në politikë të jashtme, izolim ndërkombëtar dhe sanksione për Kosovën.

    “Për ta, e rëndësishme është që kulti i liderit të jetojë, qoftë edhe përmes një statuje qesharake prej bronzi – mbi varfërinë e qytetarëve dhe të ardhmen e cenuar të shtetit tonë. Përbuzja – është e vetmja trashëgimi politike të cilën ky pushtet po e lë mbrapa, tashmë, në kilometrat e fundit të tij!”, ka shkruar Krasniqi.

    Ai ka akuzuar Kurtin se për këto tri vite ka prishur raportet me aleatët e sidomos me ShBA-në, duke thënë se kundërshtimi i saj është bërë politikë zyrtare qeveritare.

    “Tri vite përplot me veprime të papërgjegjshme, përmes së cilave është rrezikuar vazhdimisht e ardhmja euro-atlantike e shtetit tonë. Tri vite kundër secilit aleat të Kosovës, posaçërisht SHBA-së, tashmë edhe si politikë zyrtare qeveritare”, ka shkruar Krasniqi

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi në Malësi të Vërrinit: Me besim të palëkundur në fitoren e PDK-së

    Dhjetë vjet nga hyrja e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, Memli Krasniqi rikujton historinë e anëtarësimit

    Krasniqi takohet me Terras, kërkon që BE-ja të reagojë ndaj sulmeve të Serbisë karshi Kosovës

    Të Fundit

    Lidhja e Bizneseve të Kosovës fton kompanitë të bashkohen në luftën kundër zjarreve

    Berisha kërkon hetim të pavarur për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan: Askush s’është mbi ligjin

    Medi Iseni i reagon ashpër Stresit

    Përmbytjet në Teksas, shkon në 89 numri i viktimave

    Miftaraj: 27 vjeçari vdiq në dorë të shtetit, pakujdesi dhe amatorizëm

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.