Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka përkujtuar poetin e shquar shqiptar, Esad Mekuli, shkruan Gazeta Demos.
Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook, ka shkruar për veprimtarinë e tij kështu duke përmendur se ai u burgos dy herë për bindjet e tij si student.
”Esad Mekuli ishte kryetari i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, si dhe nismëtar, themelues dhe kryetar i parë i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Ai ishte autor i disa librave dhe dhjetëra përkthimeve. Mbi të gjitha, u shqua si përkrahës e promovues i emrave të rinj të letërsisë e kulturës shqipe në Kosovë e gjetiu”, shkroi tutje Krasniqi.
Postimi i plotë i tij:
31 vjet më parë, në Prishtinë, pushoi së rrahuri zemra e poetit dhe intelektualit tonë të shquar, Esad Mekuli.
Më 1949, Mekuli themeloi revistën letrare “Jeta e Re”, kryeredaktor i së cilës ishte deri më 1971. Për veprimtarinë dhe bindjet e tij si student, por edhe më vonë, ai u burgos dy herë. Për një periudhë, jetoi në Zagreb, Tiranë e madje edhe në Itali.
Esad Mekuli ishte kryetari i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, si dhe nismëtar, themelues dhe kryetar i parë i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Ai ishte autor i disa librave dhe dhjetëra përkthimeve. Mbi të gjitha, u shqua si përkrahës e promovues i emrave të rinj të letërsisë e kulturës shqipe në Kosovë e gjetiu.
Veprimtaria e tij e shquar do ta mbajë të gjallë përherë kujtimin për të!