Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Krasniqi: Kosova e gatshme të hapë urën, po i presim partnerët

    23/10/2024 20:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Të mërkurën përsëri thirri mbledhjen e qeverisë.

    Kryeministri në fjalën hyrëse foli për blerjen e objekteve të ambasadave në Itali, Turqi e Kanada, si dhe pjesëmarrjen në procesin e Berlinit, ku edhe ka nënshkruajtur marrëveshje te reja.

    Tutje Kurti përmendi edhe ndryshimet që janë duke u bërë në Telekomin e Kosovës.

    “Duke e mbështetur me kredi, operatorin publik e nxorrëm nga humnera dhe po e udhëheqim drejt zhvillimit. Telekomi i Kosovës në partneritet me gjigantët e teknologjisë nga Suedia dhe Kroacia, po i modernizon shërbimet e telefonisë mobile me 4 g dhe 5 g në tërë vendin tonë”, tha Kurti.

    Në këtë mbledhje me 11 pika të rendit të ditës, u votua projekt-ligji për agjencinë e menaxhimit të emergjencave.

    Pas mbledhjes, në konferencë për medie, dolën dy ministrat, Elbert Krasniqi nga MAPL-ja, dhe Liburn Aliu i ministrisë së Mjedisit të Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

    Krasniqi u pyet për çështjen e hapjes së urës mbi lumin Ibër.

    “Nuk ka asnjë arsyeje që kjo urë të vazhdoi të jetë e mbyllur, së paku jo në aspektin e komunikimeve të komuniteteve në këto dy pjesë të qytetit. Tashmë qytetarët kalojnë në pjesën jugore, dhe ata nga jugu kalojnë në pjesën veriore. Situata është e qetë. Hapja e urës nuk do të kishte asnjë ndikim”, tha Krasniqi.

    I pyetur nga Tëvë1 për dy drejtori të strukturave paralele serbe që po operojnë në veri të Mitrovicës për të cilat raportoi televizioni ekskluzivisht, ai tha se do të merren masa.

    “Nuk kam çfarë të shtoi pos që në Kosovë nuk ka hapësirë për asnjë institucione paralel. Ato do të mbyllen që të gjitha”, tha ai.

    E ministri Liburn Aliu u pyet për raportimet që prokuroria Speciale ka nisur hetimet ndaj tij për rastin e faljes së borxheve ndaj ambalazhuesve.

    “Nuk kam asnjë informacion zyrtar, në lidhje me zgjerimin e hetimeve. Është informacion që ka dalë nga mediet dhe potencialisht nga ai informacion që kam, unë konsideroj se mbase mund të jem pjesë e hetimit, por zyrtarisht nuk jam”, tha Aliu.

    Aliu ka folur edhe për aksionet e ndërmarra këtë vit në mbrojtje të mjedisit, raporton Teve1.

    Për çështjen e autostradës së Gjilanit dhe rrugën për Gjakovë, Aliu ka thënë se janë projekte me probleme “por ka një progres të madh”.

    Artikuj të ngjashëm

    IRDK-ja e Elbert Krasniqit publikon listën e 41 kandidatëve për deputetë

    Ministri Krasniqi dorëzon kallëzim penal ndaj Ramës për “Verë n’Dimër” dhe “Akull n’Verë”

    Krasniqi: 500 bursa do të ndahen për nxënësit nga komunitetet egjiptian, ashkali dhe rom

    Të Fundit

    Abdixhiku: Do të shkoj në takim me Osmanin sapo të ftohem, presidentja duhet të ketë qëndrim për situatën

    Memli Krasniqi konfirmon pjesëmarrjen në takimin e nesërm me Vjosa Osmanin

    Polici Argjend Kastrati dënohet me 4 vite burg për aksidentin që i mori jetën Zana Gjevukajt

    Pas seancës, deputetët e PDK-së po qëndrojnë në sallën e Kuvendit

    “Kemi ndryshuar qëndrim”, Çka ndodhi në foltore kur doli Time Kadrijaj? Dehari: “Ndalja mikrofonin” – “E kemi një emër për propozim”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.