Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, lidhur me spekulimet e fundit që lidhin procesin gjyqësor në Hagë me zhvillimet politike në Kosovë, ka theksuar se lidhja e mundshme mes këtyre dy proceseve është e pakuptimtë dhe e paarsyeshme.
Ai ka theksuar se është e rëndësishme të kuptohet se gjykimi në Hagë nuk ka lidhje me politikën në Kosovë dhe se kushdo që e bën këtë lidhje u bën dëm atyre në Hagë.
Kreu i PDK-së, ka thënë se ish-krerët e UÇK-së nukkanë preokupime politike pasi kanë telashe të tjera, raporton Tv Dukagjini.
“Unë mund ta kuptoj një lloj spekulimi të tillë totalisht irracional, prej njerëzve ose se përcjellin zhvillimin politik dhe nuk dinë. Por me thënë njerëz që kanë një përvojë kanë një intelekt ta bëjnë këso lidhje është e pakuptimit dhe e paarsyeshme. Kushdo që e ndërlidh çfarëdo procesi politik me të cilin merremi ne në Prishtinë me Hagën ose me qëllim ose paqëllim është duke u bërë dëm atyre në Hagë, s’kanë ata preokupime politke ata kanë telashe tjera të cilat i dimë të gjithë. Unë kam qenë në Hagë t’i vizitoj muajin e kaluar dy muaj kam pritur që të më konfirmohet vizita”, ka deklaruar Krasniqi.