Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Krasniqi i përgjigjet Haradinajt: Nuk jemi fëmijë me na mashtru Albini

    23/05/2024 22:10
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, i është përgjigjur kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj, pas deklaratës së këtij të fundit se Kurti po synon ta shkatërroj PDK-në. Krasniqi tha se PDK-ja është duke funksionuar vetëm me agjendën e saj.

    “Nuk jemi ne fëmijë me na mashtru Albini, në analiza është më ndryshe. Ne me zotërinë Haradinaj e kemi pasur edhe listën e përbashkët, nuk e kemi absorbu njëri-tjetrin,  ky prapë i ka votat e tij, PDK-ja i ka të vetat, e le më që nuk ka kurrfarë koalicioni. Te LDK-ja nuk i ka absorbu Kurti, por i ka absorbu Vjosa Osmani, sepse kandidatja e LDK-së, që e ka pasur rezultatin më të madh LDK-ja me të, ka shku ia ka udhëheqë listën Kurtit. Gjërat janë pak më të qarta dhe më të thjeshta dhe në fund të fundit më takon mua dhe lidershipit të PDK-së me i bajtë dertet e PDK-së dhe ne tjetër punë nuk kemi. Unë nuk i frikësohem Albin Kurtit bash hiç, as politikisht as në asnjë formë, jam ulë me Kurtin me e pru kërkesën time të zgjedhjeve”, tha Krasniqi në Rubikon të Klan Kosovës.

    Tutje Krasniqi tha se PDK-së nuk i interesojnë arsyet e Kurtit për shkuarje të zgjedhje të parakohshme.

    “Ne jemi në politikë, kemi lexime të caktuara të situatës, qëllime politike, veprime dhe nëse qëllimet politike të PDK-së të shprehura që 10 muaj e ca, sot vjen Albin Kurti, për arsye që mua nuk më interesojnë, dhe në një formë ose tjetër futet te ky qëllim thotë jam i gatshëm të shkoj në zgjedhje, ashtu siç ne kemi kërkuar qe 10 muaj unë nuk duhet me i ndryshu qëndrimet se frikësohem prej Albin Kurtit, se nuk frikësohem prej tij”, tha Krasniqi.

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi në Malësi të Vërrinit: Me besim të palëkundur në fitoren e PDK-së

    Dhjetë vjet nga hyrja e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, Memli Krasniqi rikujton historinë e anëtarësimit

    Krasniqi takohet me Terras, kërkon që BE-ja të reagojë ndaj sulmeve të Serbisë karshi Kosovës

    Të Fundit

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Sala Jashari i reagon ashpër Deharit: Interpretimi i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje është bërë “sipas dëshirës”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.