Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka kritikuar ashpër LVV-në, për kthesën e re në konsituimin e Kuvendit, ku sipas tij, me propozimin për votim të fshehtë për kryeparlamentar/e, po thellohet kriza politike në vend, raporton GazetaDemos.
“Z. Kurti të thash edhe ma herët, nuk keni drejtë me e ndryshu në mes të votimit formën e votimit. Kjo është e paprecedentë, nuk ka ndodh. Sikur të kishit vendos në fillim, ndoshta do të ishte e pranueshme, kjo nuk është e pranueshme”.
“Ju ftoj që mos ta thelloni krizën, por të dilni nga kriza”.
”Mos u frikësoni por nxjerrni një kandidat”.
”Ne s’marrim pjesë në këtë votim”.