Analisti Albert Krasniqi ka komentuar vizitën e ish-presidentit Hashim Thaçi te babai i tij i sëmur në ShSKUK në Prishtinë.
Ai ka thënë se Thaçin po e ruanin shumë roje dhe vetura të EULEX-it, njeriun që hoqi dorë nga posti i presidentit për t’u përballur me gjykatën krejtësisht politike.
“Akuzat, mbi të cilat u themelua kjo gjykatë, ranë ende pa nisur procesi; Prokuroria publikoi aktakuzën pa konfirmimin e gjykatës, vetëm për të penguar vizitën zyrtare në Shtëpinë e Bardhë; Arrestimi ndodhi pikërisht në ditëlindjen e tij”, ka vlerësuar Krasniqi.
Sipas tij, me këtë trajtim ndaj Presidentit të Kosovës, nuk po tentohet të përulet vetëm ai si individ, por edhe vetë shteti i Kosovës.