Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Krasniqi: Falë luftës së UÇK-së dhe NATO-s, Serbia kapitulloi më 1999

    09/06/2023 14:11
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në 24 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, ka thënë se falë luftës së UÇK-së dhe ndihmës së NATO-s, Serbia kapitulloi në Kosovë më 9 qershor 1999.

    Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, është shpehur se ky epilog i luftës për çlirimin e Kosovës, është dëshmi se miqësia me aleatët tanë ndërkombëtarë, posaçërisht SHBA-në, është ndërtuar mbi gjak e histori.

    “24 vite më parë, me 9 qershor 1999, Millosheviçi dhe Serbia u dorëzuan para luftës çlirimtare të UÇK-së dhe bombardimeve të NATO-s, duke u detyruar që të nënshkruajnë marrëveshjen e Kumanovës – për tërheqjen e trupave serbe nga Kosova. Ky epilog i luftës për çlirimin e Kosovës, është dëshmia më e madhe dhe shembulli më konkret, se aleanca dhe miqësia jonë, si popull dhe si shtet, me aleatët tanë ndërkombëtarë, posaçërisht SHBA-në, është ndërtuar mbi gjak e histori”, ka shkruar ai.

    Kreu i PDK-së ka shprehur mirënjohje për aleatët ndërkombëtarë, duke thënë se së bashku do të angazhohen në përmbushjen e synimeve tjera për Kosovën.

    “Ky bashkëpunim, me UÇK-në nëpër tokë dhe NATO-n nëpër ajër, i dha fund një regjimi gjenocidal serb në Kosovë dhe jetësoi ëndrrën e dhjetëra brezave për liri.  Bashkë, si miq dhe aleatë, do të angazhohemi në përmbushjen e të tjera synimeve dhe ëndrrave për vendin tonë – siç është anëtarësimi në BE, NATO dhe OKB. Përjetësisht mirënjohës”, ka shkruar ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Krasniqi në Malësi të Vërrinit: Me besim të palëkundur në fitoren e PDK-së

    Dhjetë vjet nga hyrja e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, Memli Krasniqi rikujton historinë e anëtarësimit

    Krasniqi takohet me Terras, kërkon që BE-ja të reagojë ndaj sulmeve të Serbisë karshi Kosovës

    Të Fundit

    “Vrasja nga pakujdesia” e 27-vjeçarit, Behrami: S’është aksident por produkt i brutalitetit të pushtetit

    “Vdekja mund të jetë shkaktuar nga ndrydhja” – Ja çka thotë raporti fillestar i IML-së

    Heshtje nga Osmani, Kurti e Sveçla për vdekjen e Agon Zejnullahut, 5 policë të arrestuar për “vrasje nga pakujdesia”

    Seanca në Apel ndaj ish-ministres Dhurata Hoxha dhe Fitim Mustafës – mungojnë të akuzuarit

    Pamje të reja: Agon Fejzullahu teksa vrapon në drejtim të policit – i cili përdor sprejin ndaj 27-vjeçarit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.