Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Rrezarta Krasniqi është zotuar për luftimin e korrupsionit në mandatin e ardhshëm, shkruan GazetaDemos.
Ajo përmendi Qeverinë e 4 viteve të fundit, duke thënë se erdhi në pushtet me premtimet e zhdukjes së korrupsionit, e u bë e njohur për skandalet e pamoralshme korruptive.
“Në mandatin e ardhshëm unë do të kem prioritet, luftimin e korrupsionit, kjo është e domosdoshme pasi gjatë këtyre 4 viteve, korrupsioni e ka kapluar Qeverinë e Kosovës.Kjo qeveri e cila erdhi në pushtet me premtimet e zhdukjes së korrupsionit, u bë botërisht e njohur për skandalet më të pamoralshme korruptive”, tha Krasniqi.
Krasniqi tha se në këto 4 vite, pamë korrupsion e vjedhje me grurë, vaj e ujë, duke përmendur edhe tenderat për miq e të afërm.
“E çka pamë në realitet? Korrupsion e vjedhje me grurë e vaj, korrupsion e vjedhje me ujë, mbi 2100 tendera për miq e të afërm të partisë, në vlerë prej 240 milionë euro dhe asnjë projekt të madh të kryer”, shtoi 36-shi i partisë.
Postimi i plotë:
Lufta kundër korrupsionit, prioritet i patjetërsueshëm! ⚖️
Në mandatin tim të radhës si deputete, do të fokusohem në luftimin e korrupsionit, duke u angazhuar për një Kosovë më të drejtë, transparente dhe të ndershme. Koha e abuzimeve me pushtetin do të marrë fund!
#LDK124
#RrezartaKrasniqi36
#BëhuNdryshimi