Rrezarta Krasniqi nga LDK, ka thurur lavdata për kryetarin Xhafer Tahiri dhe ekipin e tij duke thënë se do të sjellin ndryshim dhe zhvillim në Vushtrri, shkruan Gazeta Demos.
Përmes një shkrimi në Facebook, ajo ka thënë se ata janë përkushtuar të punojnë për të ardhmen e mirë të qytetarëve.
Postimi i plotë:
Kryetari Xhafer Tahiri dhe ekipi i LDK-së janë ata që do të sjellin ndryshim dhe zhvillim në Vushtrri.
Ata janë të përkushtuar të punojnë për qytetarët dhe për një të ardhme më të mirë.
Le të qëndrojmë të bashkuar dhe të mbështesim këtë vizion për një Vushtrri më të mirë!