Nuk e kam parë intervistën e Kurtit – nuk kishte më shumë vlerë se një koncert. Ishte një shfaqje e nervozizmit dhe frikës që po e kaplon për shkak të krizës së thellë në të cilën ndodhet. Ai është njeriu që fitoi 48 mandate, por nuk mundet të ndërtojë shumicën. Në vend se të zgjidhë krizat, i thellon ato. Ai është burimi kryesor i ngërçit politik.
E pret me tmerr datën 12 tetor, sepse e di që këtë herë jo vetëm do ta mundim, por do ta plandosim edhe më rëndë se katër vite më parë. E tmerron fakti që më në fund, do t’i kemi në mesin tonë çlirimtarët – ata që i ka përjashtuar, përbuzur dhe përndjekur politikisht.
Këto janë frikërat që po i shpërfaqen, ndoshta edhe pa vetëdije. Dhe kjo është arsyeja pse ai sot duket më i dobët dhe më i pasigurt se kurrë më parë.