Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Krasniqi: Albin Kurti e ka rrëzu vetën e vet, ëndërr i ka 500 mijë vota sepse s’do t’i arrijë

    10/01/2025 21:02
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputetja dhe njëherit kandidatja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi e ka komentuar bindjen e Vetëvendosjes dhe kreut të saj, Albin Kurti, rreth mbështetjes së madhe të cilën e presin në zgjedhjet e 9 shkurtit, ku po synojnë 500 mijë vota.

    Sipas Krasniqit, kjo shifër do të mbetët vetëm një ëndërr e tyre, pasi aferat e skandalet e shumta katër-vjeçare të kësaj Qeverie, nuk ia mundësojnë një fitore të tillë.

    “Ajo është me e vetkënaq vetën, sepse asnjëherë s’do ta arrijnë atë shifër të cilën po e kërkojnë. Është një ëndërr e parealizuar e kryeministrit Kurti, këta e kanë rrëzu vetën”, tha ajo në “PolitiKaos” të GazetësDemos.

    “E kam një listë me aferat korruptive 4-vjeçare të qeverisë së tij, duke u nisur nga afera e Martin Berishës, Nagip Krasniqit, afera “Zdravo”, rezervat shtetërore, ambalazhuesit e ujit, 2123 tenderat njëburimor, përgjimi i Rilind Gërvallës në RTK, kompania e cila e pranon fajësinë për mashtrimin e procedurave të Prokurimit, sanksionet, e shumë, e shumë ligje të tjera anti-kushtetuese. Afera e drogës-ekstazi. Djegia për herë të dytë e Mjekësisë Ligjore. Të gjitha këto afera dhe me prit me marr qaq vota, ajo është një ëndërr e parealizueshme e kryeministrit Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje”, tha në “PolitiKaos”, Krasniqi.

    Artikuj të ngjashëm

    “A më e rëndësishme është Albulena Haxhiu apo Republika e Kosovës”, Musliut iu ndërpritet fjala nga Dehari

    Çitaku: Kuvendi sot është peng i kokëfortësisë së Kurtit dhe Haxhiut

    S’ka kompromis e as konsensus, dështon sërish konstituimi i Kuvendit

    Të Fundit

    “A më e rëndësishme është Albulena Haxhiu apo Republika e Kosovës”, Musliut iu ndërpritet fjala nga Dehari

    Çitaku: Kuvendi sot është peng i kokëfortësisë së Kurtit dhe Haxhiut

    S’ka kompromis e as konsensus, dështon sërish konstituimi i Kuvendit

    Pas alarmit për bombë: Vazhdon tentimi i 42-të për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit

    Çitaku: Edhe më të rrezikshme se kërcënimi me bombë janë prirjet totalitare të LVV-së

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.