Në rezultatet preliminare të vitit 2021, Lëvizja Vetëvendosje kishte 378 mijë vota pa ato të diasporës dhe votat me kusht: përkatësisht kishte 47.87% të votave në stadin preliminar.
Në zgjedhjet e 2025 Lëvizja Vetëvendosje ka 339 mijë e 350 vota në rezultatet preliminare (me mbi 99% të votave të numëruara), në përqindje prej 40.83%.
Përkatësisht në preliminare Vetëvendosja ka 40 mijë vota më pak.
Me t’u numëruar votat e diasporës (44 mijë) dhe ato me kusht (12 mijë) për Vetëvendosjen, kjo parti pati marrë 438 mijë vota, apo 50.28% – që i bie 60 mijë vota më shumë.
Në përqindje votat e diasporës dhe ato me kusht i dhanë Vetëvendosjes ngritje për 2.4%
(2021: Rezultatet preliminare dhe ato finale)
Krahasimi për PDK-në në preliminare 2021 – 2025:
Në rezultatet preliminare të vitit 2021, Partia Demokratike e Kosovës kishte marrë 137 mijë e 404 vota, në përqindje e shprehu si 17.4% – me kandidat për kryeministër, Enver Hoxhajn.
Bashkuar këtu votat e diasporës (5 mijë e 32 vota) dhe ato me kusht (5 mijë e 800), Partia Demokratike e Kosovës, u ngrit në 148 mijë e 285 vota.
Në vitin 2025, në rezultatet preliminare, Partia Demokratike e Kosovës ka 184 mijë e 87 vota (me mbi 99% të numëruara, përkatësisht 36 mijë vota më shumë.
Mbetet të shihet vota e diasporës dhe ato me kusht.
Krahasimi për LDK-në në preliminare 2021 – 2025
Lidhja Demokratike e Kosovës në rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare të 2021’ës kishte 103 mijë vota, përkatësisht 13.07 përqind.
Pas votave të diasporës (4 mijë e 294) dhe ato me kusht (…) shkoi në 110 mijë vota, në përqindje 12.73%.
Në rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare të 2025’ës, Lidhja Demokratike e Kosovës ka 146 mijë e 241 vota (mbi 99% të numëruara), në përqindje prej 17.59%.
Krahasimi për AAK – Nisma 2021-25
Në 2021 AAK dhe Nisma që garonin ndaras, në preliminare ishin 7.42 përqind (58 mijë vota) dhe 2.6% (20 mijë e 493 vota).
Pas votave nga diaspora dhe ato me kusht, AAK shkoi në 7.1% apo 62 mijë vota, ndërsa Nisma në 2.5% apo 21 mijë e 997 vota.
Në vitin 2025 ku garojnë bashkërisht, gjer më tash në rezultate preliminare kanë marrë 62 mijë e 66 vota përkatësisht 7.47%.
Votat e diasporës në vitin 2025 që s’janë numëruar ende, pritet të jenë rreth 75 mijë ndërsa për ato me kusht nuk ka ende informacione të sakta nga Komisioni Qendror Zgjedhor.