Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhje të jashtëzakonshme, ku temë diskutimi pritet të jetë çështja e zgjedhjeve në Veri.
Lajmin se mbledhja e jashtëzakonshme do të mbahet nga ora 18:00 e ka konfirmuar anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së, Arianit Elshani.
“Po është e vërtetë që e kanë thirrur një mbledhje nga ora 18:00, detaje tjera nuk di”, ka thënë Elshani për Insajderin.