KQZ po bëhet gati për zgjedhjet lokale, ndan mbi 122 mijë euro për distinktivë

Zgjedhjet e 17 tetorit po afrohen, ndërkohë që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve po vazhdon përgatitjet e nevojshme.

Javë më parë, KQZ ka kërkuar bërë njoftimin e tenderit, me anë të së cilit kërkon të furnizohet me distinktivë për vëzhguesit dhe komisionerët.

Për tenderin “Furnizim me distinktivë për Zgjedhjet Lokale 2021”, KQZ ka 122 mijë e 570 euro.

Ndërkohë që sipas prokurimit, afati për dorëzimin e ofertave nga ana e operatorëve ekonomik ka përfunduar sot.

Ndryshe, sot përfundon edhe afati për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, kaq aplikime janë bërë.

Reklama