Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    KQZ: Më 3 korrik fillon afati për përmirësimin e Listës Votuese dhe largimin e personave të vdekur

    23/06/2025 14:15
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se periudha për kundërshtimin e pasaktësive në Listën Preliminare të Votuesve për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, do të fillojë më 3 korrik dhe do të përfundojë më 31 gusht 2025.

    Sipas KQZ-së, gjatë kësaj periudhe 60 ditore, çdo person me të drejtë vote që nuk figuron në Listën Votuese, është caktuar gabimisht në qendër tjetër të votimit apo ka të dhëna të tjera të pasakta, mund të kërkojë nga KQZ rishikimin e saj:

    I.             përmes platformës elekronike: https://qv.kqz-ks.org/sq, ose

    II.            duke u paraqitur në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse.

    Po ashtu, gjatë kësaj periudhe votuesi mund ta kundërshtojë pasaktësinë e Listës Preliminare të Votuese edhe për ndonjë emër të votuesit për të cilin pretendon se nuk duhet të figurojë në këtë listë, përfshirë edhe rastet kur në këtë listë figuron emri i ndonjë personi të vdekur. Në këtë rast, ankesa duhet të parashtrohet në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

    Për të kundërshtuar pasaktësitë për Listën Preliminare të Votuesve, votuesi duhet të indentifikohet me njërin nga tri dokumentet: Letërnjoftim i vlefshëm; pasportë e vlefshme; leje e vozitjes e vlefshme.

    Artikuj të ngjashëm

    Jo veç në kategorinë e saj, Distria e para në botë

    Hezbollahu njofton se nuk do të përfshihet në konfliktin midis Iranit dhe Izraelit

    Labinot Tahiri shpërblen puntorin e KEK-ut me 1000€ dhe fton për drekë: Mu duk si me pa babën tim

    Të Fundit

    Jo veç në kategorinë e saj, Distria e para në botë

    Hezbollahu njofton se nuk do të përfshihet në konfliktin midis Iranit dhe Izraelit

    Labinot Tahiri shpërblen puntorin e KEK-ut me 1000€ dhe fton për drekë: Mu duk si me pa babën tim

    Rizvanolli thotë se nuk e di nëse është i KEK-ut punëtori i ekspozuar nga Sindikata në kushte mjeruese

    Specialja rrëzon mocionin e mbrojtjes së Thaçit për juridiksionin

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.