Sot në ora 13:30 Këshilli Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës.
Gjatë kësaj mbledhjeje do të shqyrtohet rekomandimi për regjistrimin e partisë politike “Srpski Narodni Pokret”.
Gjithashtu do të bëhet vlerësimi vjetor i punës së zëdhënësit të KQZ-së.
Njoftimi i plotë për rendin e ditës:
RENDI I DITËS
- Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve Nr. 05, 06 dhe 07/2024
- Aktivitetet e Zyrës:
-Rekomandimi për regjistrim të partisë politike “SRPSKI NARODNI POKRET”.
- Raportet e Këshillave të KQZ-së:
2.1. Këshilli për Çështje Ligjore
– Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësim të anëtarit të kuvendit komunal në Prishtinë
2.2. Këshilli për Marëdhënie me Jashtë
-Shqyrtimi dhe miratimi i pjesëmarrjes së KQZ-së në punëtorinë “Mbikqyrja e Financave të Partive Politike” në Pragë, Republika Çeke.
2.3. Komiteti i Auditimit
– Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Punës të KA për vitin 2024”
– Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të Punes i KA per vitin 2023
- Vlerësimi vjetor i punës së Zëdhënësit të KQZ.
- Të ndryshme.