Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    KQZ hap afatin për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës në zgjedhjet lokale

    23/07/2025 10:07
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hapur afatin 38-ditor për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për të votuar me postë në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

    Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka treguar se për qëllime të regjistrimit është aktivizuar platforma elektronike https://diaspora.kqz-ks.org.

    “Ka filluar periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim me postë në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale. Për regjistrim, KQZ ka caktuar afat 38-ditor, pra deri më 29 gusht 2025. Gjatë këtij afati, të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Çdo aplikim për regjistrim duhet të jetë individual dhe mund të bëhet në njërën nga dy mënyrat: përmes platformës elektronike të KQZ-së https://diaspora.kqz-ks.org ose përmes postës, duke e dërguar aplikacionin në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë”, njoftoi Elezi.

    Platforma elektronike e KQZ-së pritet të lëshohet në përdorim gjatë ditës.

    Sipas tij, në platformën elektronike të KQZ-së çdo aplikuesi do t’i jepet mundësia që të përzgjedhë për t’u regjistruar për votim vetëm, njërën nga dy mënyrat për votim përmes postës: të dërgojë pakon me fletëvotime në adresë të kutisë postare të KQZ-së në Kosovë apo të dërgojë pakon me fletëvotime, në adresë të kutisë postare të KQZ-së jashtë Kosovës.

    Platforma e KQZ-së nuk ka paraparë mundësinë e votimit në përfaqësi diplomatike, pasi në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme përcaktohet se ky lloj votimi nuk aplikohet në Zgjedhjet Lokale.

    Më tej, sipas Elezit, ky proces regjistrimi do të vlejë edhe për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave.

    “Në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunave, të drejtë vote jashtë Kosovës do ta kenë vetëm shtetasit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së aplikimit. Pra, nuk do të ketë një proces të ri të regjistrimit të votuesve jashtë vendit, sepse do të vlejë lista e njëjtë e votuesve”, tha Elezi.

    Sipas KQZ-së, vetëm shtetasit që regjistrohen si votues jashtë Kosovës do të mund të votojnë nga jashtë Kosovës, përmes postës, nga 17 shtatori deri më 11 tetor 2025.

    Artikuj të ngjashëm

    Rama: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve do të jepen për shfrytëzim për 99 vjet

    Momenti kur Denis Bajri i blinduar nga forcat e policisë ekstradohet nga Dubai në Shqipëri

    Tragjedi në Turqi, zjarri u merr jetën 11 punonjësve të pyjeve

    Të Fundit

    Rama: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve do të jepen për shfrytëzim për 99 vjet

    Momenti kur Denis Bajri i blinduar nga forcat e policisë ekstradohet nga Dubai në Shqipëri

    Tragjedi në Turqi, zjarri u merr jetën 11 punonjësve të pyjeve

    Ukraina e Rusia fillojnë bisedimet e paqes në Stamboll

    Ekipi i mbrojtjes së Thaçit në rrezik, kërkesë urgjente Qeverisë dhe Ministrisë së Drejtësisë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.