Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), në bashkëpunim me OSBE-në, kanë organizuar tryezë me përfaqësues të institucioneve, mediave dhe organizatave të shoqërisë civile rreth obligimeve, përgjegjësive e sfidave të mediave gjatë zgjedhjeve.
Jeton Mehmeti, kryetar i KPM-së ka deklaruar se ka përpiluar një rregullore të re në lidhje me monitorimin e mediave gjatë fushatës zgjedhore.
“Komisioni është një nga institucionet publike, ligji kërkon nga vetë media që të sigurojë të gjitha mediat publike të jenë të drejtë gjatë fushatave zgjedhore. Ndërkaq mbikëqyrje kërkoj të nxjerr një udhëzues shpalosjen e lëshimit të reklamave. Nga transmetuesit kërkohen nga periudha e fushatës të përpilojnë kohën politike. Për më tepër, ligji për zgjedhjet i ka kërkuar KPM-së një përpilim të kohës gjatë fushatës zgjedhore. Në vendosjen e kufirit në sasinë e kohës, këtë proces të hartimit të kësaj rregulloreje e kemi themeluar me shoqërinë civile. Qëllimi i KPM-së është të zbatojmë dispozitat ligjore dhe të informohemi dhe të konsultohemi”, ka thënë Mehmeti.
Pascale Roussy, drejtore e Departamentit te Demokratizimit, Misioni i OSBE-së në Kosovë ka deklaruar se në procesin zgjedhor është e rëndësishme që mediat të respektojnë rregullat dhe që informacionet të jenë të qasshme me fakte, të paanshme dhe të drejta.
“Kjo tregon në informimin e mediave dhe obligimet e gazetarëve që të respektojnë heshtjen zgjedhore. Të sigurosh që mediat të shtrojnë rolin e tyre është bërë edhe më sfiduese në një kohë ku teknologjia ka ndryshuar në rrjetet sociale se si mediat konsumohen. Por, është bërë informacioni më i qasshëm. Nga ana tjetër transformimi digjital ka ndikim negativ, krijon mosbesim në fakte. Është shumë e rëndësishme që të kemi një rregullore në mënyrë që të kemi mbulim të balancuar medial. Është e rëndësishme që mediat të marrin masa duke respektuar dhe duke raportuar në mënyrë të përgjegjshme fushatat zgjedhore. Jemi krenar që kemi mbështetje jo vetëm KMP-në, por edhe organet e tjera që të qojmë përpara në përputhje me mandatet që kanë. Kemi adresuar sfidat e gazetarëve që kanë në raportim në fushatë zgjedhore, jemi fokusuar në efikasitet”, ka thënë ajo.
Kreshnik Radoniqi, kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ka theksuar se janë angazhuar që procesi zgjedhor të monitorohet me transparencë për qytetarët.
“KQZ-ja do të angazhojë monitorues dhe këto raporte do të shpërbejnë si informacione. Bashkëpunimi ndërinstitucional është obligim sipas ligjit, sipas rregullores së zgjedhjeve që KQZ-ja ka miratuar do të jenë të dhënë konkrete që do të shfrytëzohen nga ne. Transparenca financiare politike është e domosdoshme për qytetarët dhe partitë politike. Kjo ka për qëllim ngritjen e transparencës pas çdo zgjedhjeje, subjektet politike bëjnë raportin financiar dhe procesi i auditimit, këto raporte do të publikohen në raporte ligjor”, tha Radoniqi. /EO