Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    KOSTT-i reagon pas vendimit për tarifat e shtrenjta, paralajmëron kthim të reduktimeve

    19/05/2022 20:36
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) ka reaguar pasi Gjykata e Apelit e vërtetoi aktvendimin e Themelores për tarifat e shtrenjta të vendosura nga Zyra e Rregullatorit për Energji.

    Nga kjo kompani kanë paralajmëruar kthim të reduktimeve, derisa kanë kërkuar që të ndërmerren masa të shpejta për të adresuar çështjen e kostove të sektorit qoftë përmes rritjes se tarifave apo subvencionimit.

    “KOSTT ngre zërin për pamundësinë e mbulimit të kostove të shkaktuara dhe atyre që pritet të ndodhin në qoftë se nuk ndërmerren masa të shpejta për të adresuar çështjen e kostove të sektorit qoftë përmes rritjes se tarifave apo subvencionimit. Nëse nuk ndodhin këto veprime atëherë do të rrezikohet siguria e furnizimit me energji elektrike në vend, do të aplikohet masa për reduktimin e konsumit  si dhe rrezikohet seriozisht Marrëveshja e Kyçjes KOSTT/ENTSO-E

    Kërkesat që tarifa e energjisë të kthehet në vlerën e mëhershme e rrezikon sigurinë e operimit të sistemit, dëmton Marrëveshjen e Kyçjes KOSTT/ENTSO-E, marrëveshjet e tjera me institucionet ndërkombëtare si dhe arritjet e KOSTT në pavarësimin e operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës. Rritja e çmimit të energjisë elektrike është pasojë e krizës globale të energjisë dhe ka prekur të gjitha vendet Evropiane, prandaj  është i domosdoshëm reflektimi i kësaj kosto-je në të hyra shtesë”, thuhet në reagimin e KOSTT’it.

    Reagimi i plotë:

    Kriza globale energjetike e cila u karakterizua me rritje të jashtëzakonshme të çmimit të energjisë në bursat ndërkombëtare, pashmangshmërisht u reflektua edhe në Republikën e Kosovës sidomos në periudhën e stinës së dimrit kur konsumi i energjisë elektrike arriti në vlerat më të larta dhe ndikoi edhe në rritjen e importit të energjisë elektrike.

    Për të përmbushur përgjegjësitë për krijimin e kushteve për sigurinë e furnizimit me energji elektrike dhe operimin e sigurt dhe të besueshëm të sistemit të transmetimit përveç tjerash, KOSTT sikurse të gjitha kompanitë e tjera të rregulluara të sektorit të energjisë siguron operimin nga të hyrat e lejuara maksimale sipas aprovimit nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

    Në situata kur të hyrat e realizuara nuk reflektojnë kostot reale, aplikohet procesi i përshtatjeve tarifore me qëllim të ruajtjes së likuiditetit të kompanisë dhe mundësimit të kushteve për ofrimin e shërbimeve ndaj konsumatorëve.

    Si rrjedhojë e çmimeve enorme të importit të energjisë elektrike dhe të hyrave jo adekuate për mbulimin e kostove, deri më tani janë shkaktuar devijime të theksuara ndaj Sistemit Elektroenergjetik të Evropës Kontinentale të cilat kanë kosto, si dhe janë shkaktuar borxhe të ndërsjellta në mes të kompanive në sektorin e energjisë. Devijimet e mëdha ndaj sistemit interkonektiv nuk janë në përputhje me Marrëveshjen e Kyçjes KOSTT/ENTSO-E dhe paraqesin obligime financiare shtesë për KOSTT-in si zonë e pavarur rregulluese.

    Situata e krijuar nga kriza energjetike globalisht ka nxitur ndërmarrjen e masave proaktive përmes mekanizmave të formave të ndryshme qoftë përmes përshtatjeve tarifore apo subvencionimeve  të ndryshme të sektorit të energjisë në botë.

    KOSTT ngre zërin për pamundësinë e mbulimit të kostove të shkaktuara dhe atyre që pritet të ndodhin në qoftë se nuk ndërmerren masa të shpejta për të adresuar çështjen e kostove të sektorit qoftë përmes rritjes se tarifave apo subvencionimit. Nëse nuk ndodhin këto veprime atëherë do të rrezikohet siguria e furnizimit me energji elektrike në vend, do të aplikohet masa për reduktimin e konsumit  si dhe rrezikohet seriozisht Marrëveshja e Kyçjes KOSTT/ENTSO-E.

    Kërkesat që tarifa e energjisë të kthehet në vlerën e mëhershme e rrezikon sigurinë e operimit të sistemit, dëmton Marrëveshjen e Kyçjes KOSTT/ENTSO-E, marrëveshjet e tjera me institucionet ndërkombëtare si dhe arritjet e KOSTT në pavarësimin e operimit të Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës. Rritja e çmimit të energjisë elektrike është pasojë e krizës globale të energjisë dhe ka prekur të gjitha vendet Evropiane, prandaj  është i domosdoshëm reflektimi i kësaj kosto-je në të hyra shtesë.

    Artikuj të ngjashëm

    Ky është arsyetimi i Bordi i KOSTT-it për shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv Evetar Zeqiri

    Shkarkimi i Evetar Zeqiri, Azemi: I ka ndihmuar lulëzimit të mafisë energjetike, KOSTT nuk dha sqarime

    Shkarkohet kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it Evetar Zeqiri

    Të Fundit

    Osmani për Betejën e Loxhës: Luftëtarët e UÇK-së dëshmuan se vullneti për liri është më i fortë se çdo makineri lufte

    Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

    Trump vendos afat për marrëveshje tregtare – bota në pritje të 9 korrikut

    Gjendjet një trup i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit, dalin detajet e para

    Kosova rrit importin nga Serbia mbi 100%, Gërxhaliu: Kjo e dëshmon më së miri efektin e shkatërrimit të sektorit privat

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.