Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kosovarja 20-vjeçare dënohet për nxitje të terrorizmit, kishte lidhje me atentatin e Vjenës

    19/07/2022 19:55
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një grua e re 20-vjeçare nga Kosova, me shtetësi italiane, e cila ka lidhje familjare me sulmuesin e Vjenës, Kujtim F., është dënuar me tre vjet e katër muaj burgim nga gjykata e Milanos për nxitjen e terrorizmit që e ka bërë përmes internetit. Prokuroria publike e Milanos kishte kërkuar dënim me pesë vjet burg.

    Gruaja e re, e cila ka qenë një mbështetëse e vendosur e “Shtetit Islamik” (IS) për tre vjet, është arrestuar nga policia në Milano nëntorin e kaluar për aktivitete të dyshuara terroriste. Hetimi qe nisur nga një raport i inteligjencës për bashkëshortin e saj, një kosovar 21-vjeçar, me të cilin ajo ishte martuar në janar të vitit 2021 dhe i cili kishte lidhje me atentatorin vjenez.

    Gruaja akuzohet për nxitje terrorizmi

    Qindra fotografi të “ekzekutimeve të të pafeve” me prerje koke janë zbuluar në telefonat celularë të të arrestuarve, thotë policia. Gruaja e ka cilësuar veten si pjesëtare të grupit terrorist “Luanët e Ballkanit”, shkruan vienna.at. Kosovarja, e cila i qe bashkuar grupit në moshën 16-vjeçare, kishte deklaruar në telefonata se ishte e gatshme të sakrifikonte jetën e saj për “Shtetin Islamik”.

    Prokurori i Milanos, Alberto Nobili, i cili ka drejtuar hetimin kundër terrorizmit, flet për “telefonata të tmerrshme” të gruas, transmeton albinfo.ch. Megjithatë, gjykata nuk e dënoi gruan për terrorizëm, por vetëm për nxitje të sulmeve terroriste.

    Më 2 nëntor 2020, 20-vjeçari Kujtim F. kishte vrarë katër persona me disa armë zjarri në qendër të Vjenës dhe kishte plagosur shumë të tjerë, disa prej të cilëve, rëndë. Simpatizanti i IS-it ishte qëlluar pastaj për vdekje nga policia.

    Artikuj të ngjashëm

    Stuhitë përmbysin autostradën kryesore në Vjenë, Niderösterreich shpall Gjendje Emergjence

    Vjena e Austrisë, shpallet vendi më i jetueshëm në botë

    Aktakuzë ndaj ish-kancelarit austriak Kurz për rastin e korrupsionit

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.