Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kosovarit në Gjermani i vidhen 65 pëllumba, dëmtohet me mijëra eu

    04/04/2024 23:11
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Fahri Memeti, i lindur në Kosovë, thotë se pëllumbat i përkasin racës kosovare, të njohur me emrin “Dynek”, të cilët vlejnë deri në 500 euro secili.

    Hajdutët kanë vjedhur pothuajse të gjithë pëllumbat e një kultivuesi kosovar pëllumbash nga një kopësht në rrethin Bismarck. Shpezët në fjalë thuhet se vlejnë disa mijëra 

    Fahri Memeti është i dëshpëruar. Mes të hënës së Pashkëve dhe 3 prillit, njerëz të panjohur rrëmbyen 65 pëllumbat e tij që ishin të vendosutr në kuti të shtrenjta transporti, transmeton albinfo.ch. Ai po ashtu ka gjetur katër pëllumba të pajetë në arkën e tij. Nga të gjithë, 70 përllumbat, atij i ka mbetur vetëm një, i gjallë.

    Pavarësisht se pëllumbat e tij ishin shumë të shtrenjtë, për 59-vjeçarin ata nuk mund të zëvendësohen me para, shkruan wdr.de. Jo vetëm për faktin se ishin pëllumba të kultivuar,  me cilësi të lartë. Por edhe për faktin se siç thotë ai, kështu “i është vjedhur hobi”.

    Memeti, i lindur në Kosovë, thotë se pëllumbat i përkasin racës kosovare, të njohur me emrin “Dynek”. Këto vlejnë deri në 500 euro secili. E veçanta e këtyre pëllumbave është se ata mund të hidhen “si shigjetë” nga një lartësi prej 30 deri në 40 metra, përcjell albinfo.ch. Në turqisht emri do të thotë “të kthehesh dhe të biesh nga qielli”. Këto raca gjenden kryesisht në vendet që më parë bënin pjesë në Perandorinë Osmane.

    Fahri Memeti tregon se si kanë mundur të hyjnë hajdutët në stallë (qymez). Nga njëra anë, dyert e stallave të tij janë thyer brutalisht, dhe nga ana tjetër, hajdutët me siguri janë futur aty duke përdorur një karrige kopshti. Memeti beson se autori apo autorët kanë ditur saktësisht se si të godasin. Por ai nuk mund ta provojë këtë.

    Të Fundit

    Tentim grabitje në Obiliq, punëtori i pompës pëson lëndime trupore

    Shtetases së huaj në Malishevë i vidhet në veturë çanta me dokumente dhe para

    Rrahje me sëpatë në Frashër të Mitrovicës, katër të arrestuar

    Aksident në Prizren, motoçiklisti lëndohet rëndë

    5 të arrestuar pas të shtënave në Rogovë të Gjakovës, policia konfiskon 463 fishekë dhe armë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.