Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kosovari në Francë dënohet me 20 vjet burgim për dhunimin e vajzës së vet, i ndalohet edhe hyrja në këtë shtet

    06/07/2024 17:40
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një kosovar rreth të pesëdhjetave është dënuar me 20 vjet burgim për dhunimin e vajzës së vet në Francë, raporton “Actu.fr”.

    Vendimi i Gjykatës së Meuse Assize vendosi në favor të vajzës që ishte viktimë e incestit nga babai i saj për një dekadë.

    Sipas Gjykatës, babai filloi të abuzonte me vajzën e tij që kur ajo ishte 13 vjeç. Ai vazhdoi abuzimin midis viteve 2010 dhe 2020.

    Krahas dhunës seksuale, vajza ka qenë edhe viktimë e dhunës fizike dhe kërcënimeve me vdekje.

    “Një tiran shtëpiak, pervers, manipulues, egocentrik, jashtëzakonisht i ftohtë”, kështu e përshkroi prokurori i përgjithshëm, Sofian Saboulard, babanë e viktimës.

    Kosovari mohoi të gjitha akuzat.

    Përveç dënimit me burg, atij i është ndaluar hyrja në territorin francez.

    Kosovari ishte dënuar në shkallë të parë me 18 vjet burgim në janar të vitit 2023. Një gabim procedural bëri të mundur lirimin e tij më 13 shkurt. Por u arrestua sërish pas 12 ditëve. Dhe në korrik të vitit 2024, mori dënim maksimal.

    Artikuj të ngjashëm

    Khamenei shfaqet publikisht për herë të parë pas përshkallëzimit të tensioneve Iran-Izrael

    Havolli publikon pamje të rrugës “Agim Ramadani” të dëmtuar nga Ministria e Kulturës: Keq, shumë keq

    Cakolli: Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare – fjalimet pas mbylljes bien ndesh me Rregulloren

    Të Fundit

    Khamenei shfaqet publikisht për herë të parë pas përshkallëzimit të tensioneve Iran-Izrael

    Havolli publikon pamje të rrugës “Agim Ramadani” të dëmtuar nga Ministria e Kulturës: Keq, shumë keq

    Cakolli: Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare – fjalimet pas mbylljes bien ndesh me Rregulloren

    Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut

    “Bre rrenca, qysh s’po ju vjen marre”- Musliu ia thotë në sy Hekuran Muratit në Kuvend

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.