Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kosovarët të zhytur në kredi, 4.83 miliardë euro arrin vlera

    26/11/2023 13:36
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kosovarët janë ‘zhytur’ në kredi në bankat e vendit.

    Deri në muajin tetor të këtij viti vlera e kredive që kanë lëshuar bankat ka arritur në 4.83 miliardë euro.

    Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar statistikat  bankare për muajin tetor, ku shihet se kreditë bankarë kanë shënur rritje për 1 për qind, raporton Gazeta10.

    “Kreditë bruto në fund të muajit tetor 2023 kanë shënuar rritje për 42.47 (milioë euri) e që është për 1% më e lartë krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 4.83 miliardë euro”, thuhet në raport.

    Ndërkaq, vlera e kredive të reja në muajin tetor ishte 160.6 milionë euro.

    As me kursime kosovarët nuk e kanë lënë keq.

    Edhe depozitat kanë shënuar rritje për 0.4 për qind

    “Depozitat e klientëve në tetor 2023 kanë shënuar rritje për rreth 22.51 milionë euro që është 0.4% më e lartë  krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 5.87 miliardë euro. Rreth 26% e depozitave janë të afatizuara. Ekonomitë familjare dominojnë me rreth 66.5%  të totalit të depozitave (apo rreth 3.90 miliardë euro)”, thuhet në raportin e BQK-së.

    Vlera e depozitave të  reja në muajin tetor ishte 61.3 milionë euro.

    Gjithsej kapitali i bankave komerciale në fund të muajit  tetor 2023 ishte 838.3 milionë euro. Ndërsa provizionet për kredi u zvogëluan për 0.3 milionë euro apo 2.8% krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 10.40 milionë euro. 

    Artikuj të ngjashëm

    Kredi personale deri në 10 mijë euro – e vërtetë apo mashtrim?

    Lajm i mirë për kredimarrësit, BQK paralajmëron rënie të kamatave

    Qytetarët e Kosovës kanë 5 miliardë kursime në banka e 5 miliardë kredi

    Të Fundit

    Spitale të mbingarkuara nga vala e të nxehtit në Itali

    Protesta të reja në Beograd dhe qytete të tjera, studentët bllokojnë rrugët

    Izraeli i kërkon Kinës të ndalë Iranin: Do të shembej nëse ndalon blerjen e naftës

    Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli dhe të tjerët paraqiten në gjykatë

    Amerika pezullon dërgimin e armëve kyçe për mbrojtjen e Ukrainës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.