Sot në Prishtinë u mbajt një aktivitet simbolik në sensibilizim të Ukrainës, pas zhvillimeve të fundit, shkruan GazetaDemos.
Ky aktivitet u organizua nga kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist. Ata sot me një postim në Facebook treguan se me anë të këtij aktiviteti dëshirojnë të senzibilizohen me Ukrainën dhe se lufta kudo është cenim për lirinë e drejtësinë kudo, andaj dhe nuk mund të qëndrojnë indiferentë.
“Agresioni rus është produkt i politikës së kalbur, patriarkale e cila çon në fashizëm, e që mirëmbahet me dhunë, luftë e vrasje. Kjo luftë nuk mund të lexohet assesi si ngjarje e izoluar e që nuk na prekë edhe neve. Lufta kudo është cenim për lirinë e drejtësinë kudo, andaj dhe nuk mund të qëndrojmë indiferentë. Ky agresion na fton të gjithëve në solidarizim e kundërshtim të çdo politike patriarkale, fashiste e pushtuese. Andaj, sot, duke filluar nga ora 17:00, mblidhemi pranë Teatrit Kombëtar në Prishtinë, në shenjë solidariteti me popullin ukrainas”, thuhet në njoftim.