Një grup i kosovarëve të cilët shkuan për të punuar në Kazakistan, po e përjetojnë protestën që po krijohet aty.
Klan Kosova ka arritur të kontaktojë me njërin prej tyre, ku për shkaqe sigurie, por edhe për shkak të lidhjeve të dobëta të internetit me të është komunikuar me anë të mesazheve.
“Tani ka gjuajtje përjashta dhe ka djegie, por ne jemi brenda dhe para 10 minutave kanë vjedh një pompë të benzinës dhe ja vendosen flakën dhe u gjuajtën me armë zjarri. Ne nuk kemi rrjet dhe të gjitha të tjerat i kemi, shqiptarët janë mirë deri me tani”.
Ky i fundit i cili është i njohur për redaksinë, tregoi vendin se ku po qëndrojnë.
“Për momentin gjendja nuk është edhe bash e mirë po na jemi me një hotel diku 50 shqiptarë dhe jemi mirë”, shtoi tutje.
Televizioni ju ka dërguar pyetje Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, por ata nuk kthyen përgjigje.
Klani ka kontaktuar edhe ministren e jashtme, Donika Gërvalla, por as ajo nuk është përgjigjur.