Kosova ka gjetur edhe golin e tretë.
Kur kanë mbetur edhe gjashtë minuta deri në fund të takimit, kombëtarja jonë po udhëheq 3-0.
Golin e tretë e realizoi Altin Zeqiri. Zeqiri kapitalizoi një asistim tejet të bukur të Milot Rashicës, njëherit realizatori i dy golave të parë.
Një lajm i keq është se Albion Rrahmani është lënduar, me ç’rast lëshoi fushën i përlotur.
Anëtari i Rapidit të Bukureshtit u zëvendësua nga Korenica pas 65 minutave lojë.