Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Kosova U17 e mbyll me barazim turneun kualifikues për Euro 2023

    04/09/2023 19:53
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kombëtarja e Kosovës U17 e ka mbyllur me barazim turneun kualifikues të Grupit 8 për Kampionatin Evropian 2023, ndeshjet e të cilit grup u organizuan nga FFK në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

    Pas humbjes nga Italia në ndeshjen e parë (2:5) dhe më pas nga Greqia (0:5), Dardanët U17 të drejtuar nga Arsim Abazi barazuan 1:1 në stadiumin “Fadil Vokrri” në duelin e fundit kundër Finlandës.

    Ky rezultat ia mundësoi Finlandës të kualifikohet tutje bashkë me Italinë, derisa Greqia (sot pësoi humbje nga Italia 0:2) dhe Kosova i mbyllën garat kualifikuese në rrethin e parë. Kosova kaloi në epërsi qysh më minutën e 6-të, me golin e Luan Lleshit nga penalltia.

    Në pjesën e parë, Dardanët U17, patën edhe disa mundësi të mira, por nuk u treguan të shkathtë para portës rivale. Ndërkaq, në pjesën e dytë, Finlanda ishte më këmbëngulëse në kërkim të golit, ngase barazimi i nevojitet për t’u kualifikuar tutje. Dhe këtij qëllimi, ata, ia arritën tre minuta para përfundimit të ndeshjes, kur Aapo Bostrom shënoi nga afërsia pas një rrëmuje para portës.

    Përzgjedhësi Arsim Abazi pas përfundimit të kësaj ndeshje theksoi se sivjet grupi kualifikues ka qenë shumë i fortë, porse ka pritur më shumë nga ekipi i tij.

    “Të them të drejtën kam pritur më shumë nga ekipi, edhe pse grupi ka qenë shumë i fortë. Mungesa e përvojës në arenën ndërkombëtare ka ndikuar te lojtarët tanë, sidomos në dy ndeshjet e para. Kundër Italisë kemi qenë të vetëdijshëm se do të jetë vështirë t’i kundërvihemi me sukses, ngase ka një ekip shumë të mirë, derisa kundër Greqisë kemi pritur rezultat pozitiv. Në atë ndeshje kemi shpërdoruar shumë raste, teksa kemi pësuar gola shumë të lehtë dhe realisht rezultati nuk ka qenë real në bazë të lojës së shfaqur nga të dyja ekipet. Ndërkaq, në ndeshjen e sotme kundër Finlandës edhe pse e pësuam golin e barazimit në fund, mund të them se djemtë kanë luajtur mirë dhe janë angazhuar maksimalisht. Ndoshta edhe e kemi merituar ta fitojmë ndeshjen, por futbolli është i tillë, kur nuk shënon atëherë pëson”, ka theksuar Abazi.

    Italia e mbylli këtë turne kualifikues në pozitën e parë me 9 pikë, Finlanda doli e dyta me 4 pikë, Greqia e treta me 3 pikë dhe Kosova e fundit me 1 pikë.

    Artikuj të ngjashëm

    Rrahmani: Foda duhet të qëndrojë – na ka bërë të besojmë se mund të arrijmë diçka të madhe

    Kombëtares i shtohet një futbollist i ri

    Mbyllet pjesa e parë, Kosova në disavantazh ndaj Armenisë

    Të Fundit

    Don Xhon na prezanton me pasurinë e tij

    SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë

    “Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

    Përkujtohen të rënët e fshatit Morinë të Gjakovës

    Abdixhiku: Lipjani, model i qeverisjes së mirë në Kosov

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.