Kosova U16 e pandalshme, shënon fitoren e katërt rresht duke e mposhtur thellë Shqipërinë

Përfaqësuesja U16 e Kosovës në basketboll ka shënuar fitoren e katërt rresht në turneun “FIBA European Challenger”, duke e mundur Shqipërinë 103:46.

Dardanët udhëhoqën që nga fillimi duke u shkëputur vazhdimisht e më shumë në rezultat. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me shifrat 49:27.

Te Kosova u dalluan Norik Binqe me 22 pikë, 8 kërcime e 7 asistime, Rron Dahsyla me 15 pikë e 11 kërcime dhe Dren Kastrati me 19 pikë.

Turneut i prinë Kosova me maksimum pikësh. Luksemburgu, që më vonë do të takohet me Gjibraltarin, e ndjek pas me tri fitore në po aq ndeshje. Moldavia, Shqipëria dhe Malta kanë nga vetëm një fitore e nga tri humbje. Gjibraltari në fund ka një fitore e dy humbje.

Reklama