Kombëtarja e Kosovës në basketboll në kategorinë U20, sot do ta zhvillojë ndeshjen e fundit në fazën grupore të Divizionit B, në Kampionatin Evropian.
Loja nis nga ora 13:30.
“Dardanët” e rinj evropianin e nisën me humbje ndaj Gjeorgjisë.
Humbën po ashtu edhe ndaj Suedisë.
Fitoren e parë, Kosova e arriti kundër Azerbejxhanit.