sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kosova s’është pjesë e agjendës së Këshillit të Evropës as pas një viti 

    16/03/2023 11:14
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Më 12 maj, bëhen fiks një vit që nga aplikimi zyrtar i Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

    Deri tashti, çështja e Kosovës nuk është futur në agjendën e këtij Këshilli. Bile, në Sytë 7 në Klan Kosova, Isuf Halimi, Drejtor në Qendrën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, ku është edhe selia qendrore e Këshillit të Evropës, tha se “Kosova nuk është fare në agjendën e takimi të Ministrave të Këshillit të Evropës që do mbahet me 16 dhe 17 maj”.

    Halimi, tha se si organizatë jo qeveritare, mundohen që ta shtyjnë çështjen e Kosovës përpara, për ta futur në agjendë. Sipas tij, deri tani kanë pasur mbi 80 takime me akterë të ndryshëm në sferën e lobimit në të mirë të Kosovës.

    Por, Halimi tha se “Qeveria e Kosovës nuk ka një plan të veprimit, karshi futjes në agjendë”. Sipas tij, janë dy-tre persona që merren me këtë çështje në emër të Kosovës, por janë tejet të mbyllur dhe nuk tentojnë bashkëpunimin me akterët kosovar e shqiptar që gjenden atje, e sidomos me shoqërinë civile e cila ka një impakt të lartë.

    Ai është skeptik se këtë vit Kosova mund të anëtarësohet në KiE, ndonëse thotë se mund të ketë ndonjë befasi, e cila mund të merret vesh deri në Qershor, kur ka gjasë të futet në agjendë.

    Drejtori i Qendrës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, bëri me dije se mediat franceze fare s’janë të interesuar për të raportuar mbi situatën e Kosovës dhe Ballkanit në raport me Evropën. Ndërsa, shteti i Spanjës, mbetet më hezituesi për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

    Artikuj të ngjashëm

    Ukë Lushi: Kosova s’guxon të lejojë që Gjykata Speciale të jetë mbi shtetin

    Përparim Rama nesër i bashkohet marshit “Liria ka emër”

    Krasniqi: Marrëveshja Kurti – Vuçiq i avancon pretendimet e Serbisë dhe të Kishës Serbe ndaj Kosovës

    Të Fundit

    Ukë Lushi: Kosova s’guxon të lejojë që Gjykata Speciale të jetë mbi shtetin

    Përparim Rama nesër i bashkohet marshit “Liria ka emër”

    Krasniqi: Marrëveshja Kurti – Vuçiq i avancon pretendimet e Serbisë dhe të Kishës Serbe ndaj Kosovës

    Digjen dy vetura në Lakrishtë të Prishtinës (VIDEO)

    Olta largohet papritur nga shtëpia e Big Brother

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.