Një incident me armë zjarri ka ndodhur sonte rreth orës 22:30 në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ku dy persona janë plagosur.
Njëri prej tyre ka ndërruar jetë pak pasi është pranuar në Qendrën Emergjente.
Mjeku kujdestar, Agron Çitaku, ka konfirmuar se viktima, rreth moshës 63-64 vjeçare, ka mbërritur pothuajse pa shenja jete dhe pas 30 minutash reanimimi ka ndërruar jetë. Ndërkohë, personi tjetër i plagosur ka marrë tri plagë në trup, por ndodhet në gjendje stabile dhe po trajtohet në ortopedi.
Policia ka konfirmuar për Gazeta Demos se të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe se hetuesit po punojnë për zbardhjen e rastit. I dyshuari është identifikuar dhe po kërkohet nga autoritetet.
Në vendin e ngjarjes ka qenë i pranishëm edhe Xuxi, ish-banori i Big Brother VIP Kosova.