Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kosova rënditet e para për rritje të numrit të fluturimeve në Europë

    04/02/2024 16:49
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Këshilli Evropian i Aeroporteve ka rënditur Kosovën në vendin e parë sa i përket radhitjes së vendëve që kanë pasur rritje të fluturimeve me 44.3 për qind, krahasuar me vitin 2019.

    Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”, ka përmbyllur vitin 2023 si një vit të suksesshëm me një numër rekord udhëtarësh, si asnjëherë më parë.

    Bëhet e ditur se një numër prej 3 milionë udhëtarësh ishte arritur në muajin nëntor për të shënuar më pas 3.424.883 udhëtarë në fundvit, apo një rritje prej 14,37 % krahasuar me vitin paraprak dhe 23 278 fluturime apo 7.5% më shumë se sa në vitin 2022.

    Numri i udhëtarëve dhe fluturimeve vazhdon me një trend të rritjes ku në muajin Janar 2024 janë shërbyer 287 205 udhëtarë apo 21.9 % më shumë se sa në muajin Janar 2023 dhe 996 fluturime apo 23.3% më shumë krahasuar me Janar 2023. Muaji Janar 2023 kishte 235 576 udhëtarë dhe 808 fluturime te shërbyera, raporton RTKlive.

    “Kjo rritje e jashtëzakonshme thekson përkushtimin e aeroportit për të ofruar përvoja të reja për udhëtarët e saj duke qenë të orientuar edhe në shtimin e destinacioneve apo rritjen e fluturimeve në destinacionet ekzistuese në vitin 2024”, njofton ANP.

    Gjithashtu bëhet e ditur se për të përmbushur kërkesat e udhëtarëve Aeroporti i Prishtinës këtë vit ka shtuar destinacionet e reja Luksemburgut, Riga, Izmir, Heraklion, Halmstad etj.

    Sipas , Këshillit Evropian i Aeroporteve, para Kosovës janë Shqipëria e disa vende tjera. Shqipëria është e para dhe prin me 117.4%. Tregu shqiptar i fluturimeve ka pësuar rritjen më të madhe në vitin 2023, duke prekur rekord prej 7.26 milionë pasagjerësh. Përgjatë vitit që lamë pas ishin 23 kompani të cilat fluturonin nga Rinasi apo drejt tij, përgjatë gjithë vitit si dhe 15 kompani ajrore turistikë dhe çartera që zhvilluan operacionet e tyre gjatë stinës së verës. Piku i sektorit ajror ishte javët e fundit të dhjetorit 2023 me 80 fluturime ditore.

    Artikuj të ngjashëm

    Mbi 100 fluturime anulohen në aeroportin e Dublinit për shkak të stuhisë

    Numri i fluturimeve dhe udhëtarëve më i madh në maj 2023, krahasuar me një vit më parë

    LAJMI I FUNDIT: Anulohet fluturimi Berlin-Tiranë në momentin e fundit, qindra mërgimtarë bllokohen në aeroport

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.