Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Kosova prodhon grurë vetëm kaq për qind për nevojat e popullatës”

    12/07/2022 08:58
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Musa Limani, ish-dekan i Fakultetit Ekonomik tha se Kosova asnjëherë nuk i ka plotësuar nevojat e popullatës me grurë e për këtë arsye është i detyrueshëm importi.

    “Me sa unë e di, Kosova diku 40 deri në 50% prodhon grurë për nevojat e popullatës së Kosovës. Megjithëse tash ka disa deklarata që është ministri për Bujqësi dhe shoqata e bujqve që nuk përputhen me atë, po si do që të jetë Kosova asnjëherë nuk i ka plotësuar nevojat e veta me grurë, nga prodhimtaria e vetë. Për arsye se shumë sipërfaqe të tokës së punueshme mbeten djerrina dhe normalisht që ne e importojmë grurin nga vendet e tjera dhe jemi të varur edhe nga artikujt tjerë”.

    Limani thotë se edhe me Kushtetutën e vendit është e paraparë që shteti të ketë rezerva shtetërore, të cilat mund të shfrytëzohen tani me ngritjen e çmimeve të shumë produkteve.

    “Është e paraparë si çdo vend tjetër edhe në Kushtetutën e Kosovës se shteti duhet të ketë rezerva. Mirëpo deri vonë nuk kanë siguruar rezerva shtetërore. Tani kohëve të fundit kanë filluar të marrin ose të grumbullojnë rezerva shtetërore. Sa janë ato, unë nuk kam qasje për atë sepse nuk janë publike edhe nuk duhet të jenë publike, për arsye se paraqet një faktor strategjik”, tha ai për EO.

    “Po si do që të jetë, me Kushtetutë me sa e di unë ekzistojnë rezervat shtetërore, të cilat shteti i përdor për raste të veçanta, tash për shembull siç është rasti i ngritjes së çmimeve. Shteti mundet me balancu ofertën dhe kërkesën nëpërmes hedhjes së rezervave shtetërore, sidomos atyre ushqimore, naftës etj në treg edhe e ul çmimin momental që është me të vërtetë i lartë, për arsye të ngritjes së çmimeve”.

    Artikuj të ngjashëm

    OKB: Tri anije me grurë u larguan nga portet e Ukrainës

    A do të ketë grurë? Deklarohet kryetari i mullisëve pas takimit me ministrat e Kurtit

    Kriza e paralajmëruar ushqimore, a ka grurë Kosova dhe deri kur i mjafton?

    Të Fundit

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Bajraktari për Deharin: Po sillet si kryetar i Kuvendit, s’e ka atë rol 

    Lladrovci për Sami Lushtakun: Njeriu që më ka luftu më së shumti

    Një tjetër mutacion i Covid-19 po qarkullon në Evropë, ka një simptomë të re dalluese

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.