Në selinë e NATO-s, është mbajtur takimi i radhës i Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës i organizuar dhe udhëhequr nga Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Lloyd J. Austin III.
Nga 50 shtete pjesëmarrëse në takim, pjesë ishte edhe Kosova, delegacioni i udhëhequr nga zëvendës komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral major Enver Cikaqi, shefi i kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes z Hasan Hoxha dhe Ambasadori Astrit Zemaj.
Me pjesëmarrjen e këtij delegacioni nga Kosova është dëshmuar edhe një herë mbështetja e Kosovës për Ukrainën, dhe partneritetin me vendet aleate për të siguruar paqe dhe siguri në rajon dhe në botë.