Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kosova pjesë e ”Camprep24”, Maqedonci: FSK krenaria jonë

    19/09/2024 14:53
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka publikuar disa fotografi të FSK-së dhe Forcës së Sigurisë së Shqipërisë gjatë përgatitjeve për garën “Cambrian Patrol 2024”, shkruan GazetaDemos.

    Maqedonci thotë se skuadrat treguan disiplinë, motiv e përkushtim të lartë, duke përfaqësuar vendet tona në garën më të madhe të ushtrive të botës.

    “FSK, Krenaria jonë!”, përfundoi ai.

    Postimi i plotë i tij:

    FSK e gatshme për garën “Cambrian Patrol 2024”

    Në kuadër të përgatitjeve për pjesëmarrje në garën “Cambrian Patrol 2024”, skuadra e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe një skuadër nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë në koordinim me Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar dhe me qëllim vlerësimin e skuadrave pjesëmarrëse në garë, kanë realizuar ushtrimin fushor “ Camprep24”, ku skuadrat kaluan sfidat e ngjashme me të cilat do të ballafaqohen gjatë realizimit të garës.

    Skuadrat treguan disiplinë, motiv e përkushtim të lartë, duke bërë më të mirën për të përfaqësuar vendet tona në garën më të madhe të ushtrive të botës siç është gara “Cambrian Patrol”, që realizohet çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar dhe me pjesëmarrjen e një numri të madhe nga të gjitha vendet e botës.

    FSK, Krenaria jonë!

    Artikuj të ngjashëm

    Reagon Maqedonci: Pozicionimi i forcave ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën, nuk është një lajm i ri

    Maqedonci i del në mbrojtje Pecit pas intervistimit: E vlerësoj lart punën e tij

    Maqedonci: Kosova po ndërton ushtri me standarde të NATO-s

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.