Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Kosova nikoqire e ‘Defender Europe 25’ – ja ku do të ushtrojnë ushtritë

    23/05/2025 16:34
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit më të madh ndërkombëtar, ‘Defender Europe 25’.

    “Njoftojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se nga data 𝟐𝟔 𝐦𝐚𝐣 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐦𝐞 𝟗𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟓, Kosova do jetë nikoqire e ushtrimit më të madh ndërkombëtar, të drejtuar nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe Afrikë “𝐃𝐞𝐟𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫𝐄𝐮𝐫𝐨𝐩𝐞 𝟐𝟓”.

    Gjatë kësaj periudhe kohore, do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.

    Kjo lëvizje do të realizohet me qëllim të ekzekutimit të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe 25”, prandaj kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve gjatë periudhës së zhvillimit të ushtrimit.

    Forca e Sigurisë së Kosovës përmes ekzekutimit të këtij ushtrimi do të tregojë gatishmërinë operacionale dhe shkallën e ndërveprueshmërisë luftarake me vendet partnere dhe të rajonit, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipërinë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë”, thotë Ministria e Mbrojtjes

    Artikuj të ngjashëm

    SHBA-ja i dërgon Iranit një propozim për marrëveshje bërthamore 

    “Jemi kundër politikave pushtuese!”, SHBA me mesazh të qartë për Ballkanin dhe për liderët

    Shtëpia e Bardhë konfirmon planin e armëpushimit të paraqitur te Hamasi, pas miratimit të Izraelit

    Të Fundit

    Presidentja Osmani pret në takim ministrin e Jashtëm të Tanzanisë

    Barduani: KFOR i njeh fëmijët si burim themelor për të ardhmen e Kosovës

    Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, gjykata lë në burg 8 të arrestuarit

    Kurti: Dora e shtetit asnjëherë nuk ka qenë më pranë fëmijëve

    Britania e Madhe me mesazh ndaj Putinit: E marrim seriozisht mbrojtjen tonë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.