Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kosova me Shqipërinë nënshkruajnë marrëveshje për pasqyrimin e krimeve të kryera në Kosovë

    10/01/2025 19:58
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Instituti për Krime të Kryera gjatë Luftës në Kosovë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë nënshkruan sot marrëveshje bashkëpunimi për pasqyrimin e krimeve të luftës në Kosovë.

    Kjo marrëveshje njëherësh do të forcojë lidhjet institucionale ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë duke kontribuar në dokumentimin dhe ruajtjen e të vërtetave historike, lidhur me krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.

    Drejtori ekzekutiv i Institutit për Krime të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi tha se kjo marrëveshje mundëson shkëmbimin e materialeve arkivore dhe ekspertizës ndërmjet dy institucioneve dhe do të kontribuojë për të plotësuar mozaikun e së vërtetës historike të Kosovës.

    “Kjo marrëveshje mes tjerash mundëson edhe shkëmbimin e materialeve arkivore dhe ekspertizës ndërmjet dy institucioneve tona. DPA-ja me një përvojë 75 vjeçare ka një rëndësi të veçantë në këtë drejtim, pasi përmban dokumente të vlefshme edhe të periudhës 1998/99, ku Shqipëria ishte mobilizuar si vend për t’i pritur dhe sistemuar qindra-mijëra refugjatë shqiptarë. Këto materiale përfshijnë dëshmi të refugjatëve, përshkrime të ngjarjeve të krimeve të luftës, dhe regjistrimet e përpjekjeve humanitare që dokumentojnë vuajtjet e popullit të Kosovës gjatë kësaj periudhe të vështirë dhe janë burime jetike për të plotësuar mozaikun e të vërtetës historike, që Instituti do ta hulumtojë”, tha Hetemi, raporton Kosovapress.

    Ndërsa, kryetari i Arkivit të Shqipërisë, Ardit Bido theksoi se marrëveshja e nënshkruar sot do të ndihmojë për dokumentimin e krimeve të luftës të kryera.

    “Është një detyrë që ne të nënshkruajmë këtë marrëveshje bashkëpunimi për të ndihmuar punën në të cilën jeni duke e kryer për dokumentimin dhe mundësimin e studimit të thelluar dhe objektiv të krimeve të luftës të kryera gjatë dekadës së fundit të shekullit të kaluar”, ka thënë Bito.

    Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë është pikë grumbullimi e dëshmive të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, dhe qendër ku të gjithë mund të japin kontributin e tyre për të vërtetën historike, drejtësinë dhe paqen.

    Artikuj të ngjashëm

    Daut Haradinaj me deklaratë të fortë: Nëse kam një dëshmor pa tre ushtarë serbë të vrarë, s’më shihni më

    Ka nisur gjykimi ndaj Sllagjan Trajkoviq për krime lufte

    FDH: Vetëm 74 persona janë dënuar për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë

    Të Fundit

    Kosova në bllokadë politike, institucione të reja apo zgjedhje të jashtëzakonshme?

    Ushtroi dhunë psiqike ndaj nënës, motrës dhe fëmijëve të saj, arrestohet shtetasi i huaj në Pejë

    Kapet në Qafë Thanë 34 vjeçari i dënuar me 20 vjet burg në Zvicër për trafik droge

    Putin ndërpret takimin për t’iu përgjigjur telefonatës së Trump: S’mund ta lë të presë, mund të ofendohet

    David Lammy, ministri i parë britanik që viziton Sirinë që nga kryengritja e vitit 2011

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.