Javën e ardhshme Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve e fillon garimin në fazën e dytë kualifikuese, përkatësisht në fazën kryesore kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit 2026.
Kombëtarja jonë është në grupin e gjashtë së bashku me Holandën, Ishujt Faroe dhe Ukrainën. Grupi është sfidues, por Kombëtarja jonë e kërkon kualifikimin historik në Evropian.
Ndeshjen e parë Kosova e ka në udhëtim ndaj Ishujve Faroe. Ndeshja zhvillohet në Torshavn më 6 nëntor nga ora 20:00. Më 10 nëntor nga ora 17:15 në Prishtinë është ndeshja Kosova – Holanda.
Selektori i Kosovës, Bujar Qerimi, të mërkurën ka shpallur listën e hendbollistëve në të cilët llogaritë për këto dy ndeshje.