Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar pas kërkesës së Qeverisë që Kosova të jetë anëtare e Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave, për të cilën u raportua se Kosova është pjesë e saj që nga viti 2016.
Përmes një postimi në Facebook, Miftaraj ka thënë se është kurreshtar ta kuptojë të vërtetën e kësaj.
Ai ka pyetur se nëse Kosova është pjesë e Byrosë, si mund të ndodhë një gabim amatoresk nga Qeveria.
Postimi i tij i plotë:
Kurreshtarë me marr një përgjigje apo sqarime nga qeveria nëse Kosova është anëtare apo nuk është anëtare e Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave?
Nëse Kosova është anëtare në këtë Byro, si mund të ndodh të bëhet një gabim amatoresk nga ekzekutivi? A ka ndonjë kërkim falje? Transparenca dhe llogaridhënia nuk dëmton!
Nëse Kosova nuk është anëtare, është obligim i qeverisë të sqarojë për publikun këtë fakt!