Karateistja kosovare, Qëndresa Ibrahimi, është shpallur kampione në kategorinë -54 kg në turneun ndërkombëtar Grand Prix Croatia.
Kështu ka bërë të ditur vetë klubi i karatesë “Fushë Kosova”.
Flamuri i Kosovës në këtë garë është në pozitën e parë, në të dytën është flamuri i Kroacisë, në të tretin flamuri i Bullgarisë dhe në të katërtin flamuri i Sllovakisë.