Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kosova e merr “1-sh” për lirinë e mediave në Raportin e Progresit

    08/11/2023 11:24
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Juristja e mediave, Flutura Kusari, thotë se në Raportin e Progresit, Kosova vlerësohet me notën “1-sh” në fushën e lirisë së mediave.

    Ajo në një postim në Facebook thotë se e ka parë një pjesë të raportit për fushën së cilës i përket, duke thënë se ka jashtëzakonisht shumë vërejtje të cilat janë dhënë.

    Aty sipas saj përmendet pezullimi i licencës për Klan Kosovën, sulmet fizike ndaj gazetarëve, ofendimet ndaj tyre, gjendja në RTK, pronësia e mediave dhe gjëra të tjera.

    Postimi i plotë i Kusarit:

    Në fushën e lirisë së medias, Kosova është vlerësuar me limmited progres apo progres i kufizuar, që është nota më e ulët, nota 1sh. Më keq se limmited progres është no progress ose backsliding.

    Edhe pse raporti thotë limmited progres, fjalia tjetër thotë

    Rekomandimet e vitit të kaluar të Komisionit nuk janë zbatuar dhe janë ende valide. Dmth këtë fjalen limmited progres Komisioni ka e ka dhënë si dhuratë mos me dalë na keq në krahasim me Serbinë dhe Shqipërinë dhe mirë ka bë, veç mos ta mashtrojme veten brenda në Kosovë.

    Këto janë ‘notat’ që i vendosë Komisioni Europian kur i vlerëson shtetet

    1sh limited progress

    2sh some progress

    3sh good progress

    4she very good progress

    5she significant progress

    Kritikat për vendin tonë

    Shqetësimet vazhdojnë të mbesin në lidhje me sulmet dhe kërcënimet fizike, kampanjat denigruese dhe gjuhën e urrejtjes

    Në veçanti është problematike siguria e gazetarëve në veri

    Në qershor, ARBK pezulloi licensen e biznesit të Klan Kosovës. Ky veprim mund të ketë ndikim negativ në gjendjen e lirisë së medias në Kosovë.

    Zero progres në ndryshim plotësimin e ligjit për RTK, zero progres në ndryshim plotësimin e ligjit për KPM, procesi i amandamentimit të këtyre ligjeve duhet të bëhet me përfshirje të shoqërisë civile

    Ligji për mbrojtjen e burimeve të gazetarëve duhet të harmonizohet me standardet europiane

    Ligji për mbrojtjen e sinjalizuesve – mekanizmat nuk zbatohen në mënyrë efektive

    Mungesa e qëndrueshmërisë financiare i bën mediat të pambrojtura nga interesat biznesore dhe politike

    Ka mungesë të të dhënave rreth pronësisë së mediave sepse nuk rregullat për transparencë në pronësi nuk janë parapa me ligj

    Ka rritje të sulmeve të gazetarëve, duke iu referu të dhënave të AGK-së

    Në disa raste, zyrtarët publikë, përfshirë zyrtarët të lartë publikë, kanë bërë deklarata nënçmuese dhe shpifëse dhe kanë përdorë shumë intimiduese ndaj gazetarëve

    Me rritjen e tensinoneve në veri janë rritë edhe sulmet ndaj gazetarëve, janë regjistruar rreth 30 raste

    Qasja në dokumente zyrtare – gazetarët kanë pengesa për shkak të vonesave dhe mohimeve të kërkesave në dokumente publike, përfshirë nga qeveria

    Mediat serbe kanë veshtirësi në qasjen në informacione, Kuvendi i Kosovës vazhdon të dështojë

    Gjatë periudhës raportuese, KPM nuk ka qenë funksionale për shkak të mungesës së kuorumit

    Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës është efektiv në zbatimin e Kodit të Etikës

    Bordi i RTK-së nuk është i përfshirë në procesin e ndryshimit të ligjit të RTK-së

    Financimi i RTK-së është nën normën e paraparë me ligj

    Shoqnia civile dhe partitë opozitare kanë kritikuar përzgjedhjen e drejtorit të televizionit publik për shkak të lidhjeve të tij me partinë në pushtet

    Financimi i mediave është problematik

    Përmes projektit Gazetarët në Residencë, të zbatuar nga AGK, 14 gazetarë nga Ukraina dhe 6 nga Afganistani janë në Kosovë

    P.S

    Raporti më është dërguar nga një burim i besueshëm dhe është drafti i ditës së djeshme. Nëse bëhet ndonjë ndryshim sot para miratimit, ju informoj. Pasi të publikohet online, i krahasoj dy versionet. Raporti pritet të dalë pasdite online.

    Artikuj të ngjashëm

    Hudhet poshtë kallëzimi penal i Flutura Kusarit kundër mbështetësit të VV-së, këto janë arsyetimet e Prokurorisë

    Flutura Kusari takohet me nënën e Liridona Ademajt për ”Bajram”

    Kusari: Idetë e kryeministrit janë të gabuara – le të sigurohet t’i ndalë sulmet verbale

    Të Fundit

    Trump pret në takim Netanyahun – kjo është arsyeja

    Protestat në Serbi, momenti kur banorët e Uzhicës thyejnë kordonin e policisë

    Zjarri në Bllacë, të rejat e fundit nga QKM: Shfuqizohet ndalesa për automjetet për transportimin e mallrave dhe autobusët

    Një foshnje vdes gjatë lindjes në Gjakovë, nisin hetimet

    Oficeri i FSK-së diplomon me sukses në SHBA

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.