Çmimet e derivateve në vend çdo ditë veç se po shkojnë duke rënë, kësijoji duke ndikuar në stabilitetin ekonomik të vendit.
Vendi ynë qëndron më mirë se vendet e tjera në rajon sa i përket çmimeve të ulëta të derivateve, përveç Maqedonisë së Veriut e cila ka çmime më të ulëta të naftës, shkruan GazetaDemos
Përderisa në Kosovë çmimi i naftës është 1.23 €/ lit dhe çmimi i benzinës 1.30 €/ lit në Maqedoninë e Veriut, çmimi i naftës është 1.15 €/ lit ndërsa i benzinës 1.31.
Çmime më të larta të derivateve sesa Kosova ka Bosnja e Hercegovina, e cila çmimin e naftës e ka 1.27 €/ lit ndërsa të benzinës 1.27 €/ lit.
Pas Bosnje e Hercegonivës, çmimet më të larta të derivateve I ka Mali I Zi, e cila naftën e ka me çmim 1.41 €/ lit ndërsa atë të benzinës 1.58 €/ lit.
Për pak centë më shtrenjtë është sesa në Mal të Zi është çmimi I derivateve në Sloveni. Nafta në këtë vend ka çmimin 1.56 €/ lit ndërsa çmimi i benzinës është 1.55 €/ lit.
Çmime po thuajse të njejtë të derivateve ka Serbia e Kroacia. Këto dy vende kanë çmimin e njejtë të naftës prej 1.57 €/ lit. Benzina në Kroaci është 1.58 €/ lit ndërsa në Serbi është për një cent më i lartë 1.59 €/ lit.
E Shqipëria kryeson në listën e çmimeve të larta të derivateve në rajon. Përderisa nafta ka çmimin 1.59€/ lit, benzina ka çmimin 1.60 €/ lit./GazetaDemos/