Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Kosova do t’i luajë ndeshjet me Zvicrën e Danimarkën në Prizren

    30/05/2023 15:07
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Përfaqësuesja A e Kosovës prej 19 korrik e deri më 05 gusht do t’i zhvillojë katër ndeshje në kuadër të parakualifikimeve për FIBA EuroBasket 2025.

    Kosova është në grupin H së bashku me Zvicrën dhe Danimarkën.

    Federata e basketbollit të Kosovës njofton se ndeshjet si vendas, basketbollistët e Kosovës për herë të parë do t’i luajnë në qytetin e Prizrenit, ku më 19 korrik e presin Zvicrën, ndërsa më 5 gusht janë nikoqirë të Danimarkës.

    Së fundi, Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu është pritur në takim nga Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, nga i cili e ka marr mbështetjen e fuqishme për organizimin e dy ndeshjeve si nikoqir të Kosovës në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

    Duhet theksuar se në vitin e kaluar Federata e Basketbollit e Kosovës në Prizren e ka organizuar FIBA U16 Kampionatin Evropian, Divizioni C, si dhe këtë vit nga data 8 qershor deri më 12 qershor, Prizreni e mirëpret turneun ndërkombëtar të FIBA Youth Development Fund (FIBA Europe YDF), projekt ky që për qëllim ka  zhvillimin e basketbollistëve/basketbollisteve të rinj. Shtetet të cilat do të jenë pjesëmarrëse në turneun ndërkombëtar të FIBA Europe YDF janë: Kosova U14, Maqedonia e Veriut U14, Bullgaria U14, Turqia U14 si dhe Rumania U14.

    Përfaqësuesja A e Kosovës do të bëjë gara në fazën në raundin e tretë të parakualifikimeve për FIBA EuroBasket 2025.

    Krahas ndeshjeve në shtëpi, Kosova udhëton për tu takuar me Danimarkën me 26 qershor, kurse në Zvicrën si mysafire do të përballet me 29 qershor.

    Federata e Basketbollit e Kosovës është e bindur se në ndeshjet si nikoqir në Prizren, basketbollistët tanë do të kenë përkrahjen e madhe të adhuruesve të basketbollit për ti ndihmuar ata në këto dy sfida dhe kështu për të kaluar në raundin tjetër.

    Artikuj të ngjashëm

    Komsioni Europian: Kemi nisur heqjen e masave, hapat tjerë varen nga deeskalimi i qëndrueshëm në Veri

    Ambasadori francez: Kosova ka nevojë për institucione funksionale

    KOSOVA fiton bindshëm ndaj Islandës

    Të Fundit

    Aksident në Suharekë, vetura përfundon brenda një lokali

    Kurti: Paga mesatare në sektorin privat u rrit për 50% në vitit 2024, në krahasim më katër vjet me parë

    Zemaj me akuza të forta: Dejona Mihali e mëson çka me fol kryeministrin Kurti

    Paçarizi: Bislimi sot foli me Serbinë në emër të Kosovës – s’ka legjitimitet për këtë

    Bashkë apo të ndarë? Alba zbulon raportin me Limin pas Ferma VIP

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.