Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Kosova dhe Serbia tregtojnë akuza ndërsa kolonat në Merdare vazhdojnë

    25/10/2024 16:55
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Dogana e Kosovës i kundërshton pretendimet e autoriteteve të Serbisë, se është duke shkaktuar kolona të kamionëve me mallra në pikën kufitare në Merdare.

    Kolona prej kilometrash në anën serbe të kufirit kanë nisur të bëhen prej se Kosova ka hequr pjesërisht ndalesën e importit të mallrave nga Serbia më 7 tetor.

    Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka thënë se autoritetet e Kosovës janë duke bërë gjithçka të mundur “për ta vështirësuar importin e mallrave serbe”.

    Ngjashëm, Oda Ekonomike e Serbisë ka thënë se Dogana e Kosovës është duke punuar ngadalë, me “urdhër të autoriteteve në Prishtinë”.

    Për zëdhënësin e Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, këto pretendime nuk qëndrojnë, sepse janë autoritetet e Serbisë ato, të cilat që nga 12 tetori i kanë bashkuar të gjitha dërgesat në një korsi – si ato që kalojnë transit nëpër Kosovë, ashtu edhe ato që kanë destinacion tregun e Kosovës.

    “Fillimisht ka pasur shumë pak kolona në hyrje. Por, pasi autoritetet e Serbisë, më 12 tetor, i kanë përzier kolonat e transitit nga vendet e treta me mallrat e eksportuara nga Serbia, gjendja është vështirësuar. Procesimi i dërgesave të këtyre dy kategorive më herët është bërë ndaras”, thotë Stavileci për Radion Evropa e Lirë.

    Ai shton se për përpunimin më efikas të dërgesave, autoritetet e Kosovës kanë katërfishuar kapacitetet për kontrollin e mallrave, por pranon se procesi shkon më ngadalë, për shkak të bashkimit të të gjitha dërgesave në një hyrje.

    “Përveç shtimit të kapaciteteve, janë përfshirë edhe njësi të specializuara të kontrollit, si dhe qen nuhatës nga Dogana dhe nga Policia e Kosovës, me qëllim që procedimi të bëhet sa më shpejt, por pa cenuar aspektin e sigurisë”, thotë Stavileci.

    Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë për t’i komentuar deklaratat e autoriteteve të Kosovës se në Merdare janë bashkuar të gjitha korsitë në një dhe se kjo po shkakton kolona.

    Megjithatë, Aleksandar Radovanoviq, kryetar i Qendrës për Bashkëpunim Rajonal i Odës Ekonomike të Serbisë, insiston se Dogana e Kosovës është përgjegjëse për situatën.

    Sipas tij, ajo punon ngadalë dhe që nga e mërkura, në orën 20:00, asnjë kamion nuk ka hyrë nga Serbia në Kosovë.

    “Pala e Kosovës dikton ritmin se sa kamionë hyjnë në Kosovë nga Serbia”, thotë ai.

    Qeveria e Kosovës ka ndaluar importin e mallrave të Serbisë, përveç lëndës së parë, në verë të vitit të kaluar, për shkak të arrestimit të tre policëve kosovarë nga autoritetet serbe.

    Ndërkohë që policët janë liruar, ndalesa e mallrave ka vazhduar deri në javën e parë të këtij muaji.

    Më 7 tetor, Qeveria e Kosovës e ka zëvendësuar atë me një vendim të ri, që e lejon importin, por vetëm përmes kufirit në Merdare dhe me kontroll të detajuar të sigurisë.

    Në vendkalimet e tjera është paralajmëruar se do të lejohet importi vetëm kur të sigurohen skanerët, të cilët do t’i ndihmojnë Doganës së Kosovës në kontrollin e mallrave, pa ndërhyrje fizike.

    Artikuj të ngjashëm

    Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës

    Rekord të hyrash nga Dogana e Kosovës

    Në tri raste të ndara Dogana zbulon veprimtari ilegale, sekuestrohen mallra

    Të Fundit

    Osmani: 2 Korriku 1990, dita kur u hodhën themelet e Republikës 

    E dhimbshme: Ky është i riu që vdiq pas vetaksidentit në Treboviq të Pejës

    Dy të mbijetuarit nga aksidenti tragjik në Pejë, flasin nga QKUK-ja: Janë në gjendje të rëndë

    Spitale të mbingarkuara nga vala e të nxehtit në Itali

    Protesta të reja në Beograd dhe qytete të tjera, studentët bllokojnë rrugët

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.