Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kosova dhe Italia nisin negociatat për plotësim-ndryshimin e Traktatit për Ekstradim

    21/11/2023 13:06
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, këtë të martë kanë mbajtur një takim lidhur me nisjen e negociatave për plotësim-ndryshimin e Traktatit për Ekstradim.

    Sipas ministrisë, këto ndryshime do të eliminojnë pengesat e ekstradimit të shtetasve mes dy shteteve.

    Në fjalën e saj, Haxhiu tha se kjo është marrëveshja e parë me një shtet të Bashkimit Evropian për ekstradimin e shtetasve dhe sipas saj, kjo do të thotë se Republika e Italisë i beson sistemit gjyqësor e korrektues të Kosovës.

    Tutje, ministrja u shpreh se me plotësim-ndryshimin e këtij Traktati, Kosova dhe Italia nuk do të jenë strehë e sigurt për ata që iu janë shmangur drejtësisë.

    Sipas saj, përmes këtyre marrëveshjeve thellohet akoma më shumë bashkëpunimi mes Kosovës dhe Italisë drejt forcimit të sundimit të ligjit mes dy shteteve.

    “Në këtë takim të pranishëm ishin: Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Bashkëpunimit Gjyqësor – Departamenti i Çështjeve të Drejtësisë së Italisë, z. Stefano Opilio, Kryetari i Delegacionit; z. Gianfranco Criscione njëherit Drejtor i Zyrës për Bashkëpunim Gjyqësor Ndërkombëtar të Drejtorisë së Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Bashkëpunimit Gjyqësor, Departamenti i Çështjeve të Drejtësisë së Italisë.  Ndërsa nga Kosova, ishin përfaqësues nga Kabineti i Ministres së Drejtësisë, Sekretarja e Përgjithshme e MD-së, përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe nga gjykata”, thuhet në njoftimin për media.

    Artikuj të ngjashëm

    Italia gati të ndihmojë nëse Vatikani pranon planin e Trumpit për ndërmjetësimin e bisedimeve Ukrainë-Rusi

    Italia e vazhdon mbështetjen e fortë ndaj Eulex-it

    Vatikan, po zhvillohet procesioni formal drejt Kapelës Sistine

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.