Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kosova dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje të rëndësishme

    20/03/2024 13:20
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe ministrja gjermane e Shtetit, Anne Luhrmann, kanë nënshkruar deklaratën e përbashkët të synimit për krijimin e një partneriteti dypalësh për klimën dhe tranzicionin energjetik.

    Sipas komunikatës, kjo marrëveshje ka për qëllim të thellojë bashkëpunimin mes dy shteteve tona për çështjet e mjedisit dhe energjisë, dhe fokusohet në:

    Planifikimin e Politikave Net Zero dhe Zbatimin e Ligjit të Kosovës për Ndryshime Klimatike;

    Tranzicionin e shpejtë dhe të drejtë të energjisë;

    Pjesëmarrjen e Kosovës në proceset ndërkombëtare klimatike si UNFCCC dhe COP;

    Ngritjen ndërgjegjësimit për ndryshimet klimatike Deklarata është nënshkruar në Berlin gjatë Konferencës Dialogu i Tranzicionit të Energjisë në Berlin 2024 (BETD).

    Sipas deklaratës, Kosova dhe Gjermania rikonfirmojnë përkushtimin e fuqishëm për të avancuar zbatimin e Konventës Kornizë të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC), Marrëveshjen e Parisit dhe vendimet e marra nga konferencat përkatëse të palëve (COP), si dhe Deklaratën e Sofjes mbi Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, objektivat e energjisë dhe klimës për 2030, miratuar nga Këshilli Ministror i Komunitetit të Energjisë dhe Deklaratën e Përbashkët të Synimit ndërmjet Liderëve të Gjashtës së Ballkanit Perëndimor dhe Republikës Federale të Gjermanisë për Partneritetin Rajonal të Klimës (“Deklarata e Përbashkët Rajonale”), miratuar në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë në tetor 2023.

    Në deklaratë janë të parapara Objektivat, Çështjet që mbulon Partneriteti, Krijimi i dialogut dhe format e bashkëpunimit, Zbatimi dhe drejtimi i Partneritetit, Burimet dhe Dispozitat përfundimtare të deklaratës.

    Artikuj të ngjashëm

    Rizvanolli thotë se ‘mund të eskiztojë mafia energjetike në Ballkan’ e ta ketë ‘selinë në Beograd’

    Rizvanolli mbikëqyr punimet e remontit në bllokun B1 dhe informohet për rrjedhjen në B2, tregon kur kthehet në funksion

    “Pishina me ujë të nxehtë, prodhimi i drogës” – Rizvanolli akuzon qytetarët për shpenzimin e rrymës

    Të Fundit

    TCh: Prapa kontejnerëve në Theth është Prek Kodra – para 2 vitesh raportohej se kishte planifikuar atentat ndaj Kurtit 

    Don Xhon na prezanton me pasurinë e tij

    SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë

    “Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

    Përkujtohen të rënët e fshatit Morinë të Gjakovës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.