Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Kosova dhe Finlanda kanë fqinj të paparashikueshëm”, Tuppurainen: Kujdes që Asociacioni të mos jetë instrument i Vuçiqit

    02/05/2024 11:24
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputetja e Finlandës, Tytti Tuppurainen, gjatë një vizite në Kosovë ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe s’duhet të krijojë një strukturë që do t’i shërbente më pas Serbisë si mjet për destabilizimin e Kosovës.

    Ajo tha se disa vende europiane kanë presion nga Serbia që ta lidhin anëtarësim e Kosovës në Këshill të Europës me themelimin e Asociacionit.

    “Asociacioni ka bazën e vet, por nga ana tjetër duhet të kemi kujdes që të mos krijojmë një strukturë që do t’i siguronte Serbisë dhe presidentit të saj Vuçiq një instrument për të destabilizuar Kosovën nga brenda”, ka thënë ajo.

    Tuppurainen më pas ka nxjerrë një ngjashmëri mes Kosovës dhe Finlandës – fqinjët e paparashikueshëm. Vendi i saj Rusinë, ndërsa Kosova Serbinë.

    “Finlanda dhe Kosova janë të dyja vende të vogla me një fqinj të madh dhe historikisht të paparashikueshëm. Serbia nuk e ka njohur pavarësinë e vendit që e konsideron si krahinë të saj dhe ende po përpiqet të destabilizojë Kosovën. Ka pasur dhunë në zonat veriore me shumicë serbe dhe madje edhe një sulm masiv terrorist në vjeshtë, i përfolur se është i lidhur me Serbinë”.

    Ajo tha se në vizitën e saj pa një shembull frymëzues të Kosovës me “kosovarët që po e ndërtojnë kombin e tyre të porsalindur në bazë të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut dhe vazhdimisht po aplikojnë për vendin e tyre në strukturat euroatlantike. Shteti “Start up” ndër të tjera ka rënë dakord për të gjitha sanksionet e vendosura ndaj Rusisë dhe është në përputhje me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, edhe pse anëtarësimi në Union nuk duket larg në horizont”.

    Artikuj të ngjashëm

    Finlanda merr vendim, kufiri me Rusinë do të vijojë të qëndrojë i mbyllur

    Finlanda goditet nga uragani për herë të parë në histori, mijëra familje pa energji

    Hamza takon ambasadorin finlandez: Kosova, sfidat i ka tejkaluar me përkrahjen e aleatëve

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.