Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kosova dhe Danimarka nënshkruajnë marrëveshje të përbashkët, Konjufca e quan hap të rëndësishëm

    13/04/2023 14:58
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka pritur në takim ministrin e Drejtësisë së Danimarkës, Peter Hummelgaard dhe Komisionin për Legjislacion të Parlamentit danez, me të cilin biseduan për nënshkrimin e marrëveshjes ndërkombëtare mes dy shteteve.

    Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook, thuhet se Konjufca potencoi arritjet e Kosovës në shumë fusha.

    “Duke përmendur hapat e ndërmarrë për të bërë Kosovën pjesë të familjes së madhe evropiane, kryetari Konjufca specifikoi se mbështetja e shteteve si Danimarka është shumë e rëndësishme në këtë rrugëtim”, thuhet në postim

    Tutje në postim bëhet e ditur se nënshkrimin e marrëveshjes ndërkombëtare mes Kosovës dhe Danimarkës, Konjufca e konsideroi hap shumë të rëndësishëm, për të cilën tha, “intensifikon bashkëpunimin midis dy shteteve në fushën e drejtësisë, por edhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët”.

    Kreu i Kuvendit tha se ekziston vullnet i përgjithshëm për ta mbështetur këtë marrëveshje dhe për të filluar sa më parë implementimin e saj”.

    Po ashtu bëhet e ditur se arritja e kësaj marrëveshjeje të bashkëpunimit u vlerësua mjaft e rëndësishme edhe nga përfaqësuesit e Parlamentit të Danimarkës dhe ministri danez i Drejtësisë.

    Ndryshe, Kosova dhe Danimarka më 20 dhjetor 2021 nënshkruan një letër-pëlqim, sipas të cilit, 300 qeli burgu të Kosovës do t’i jepen në shfrytëzim shtetit të Danimarkës.

    Artikuj të ngjashëm

    Prishtinasja e “dashuruar” pas motorrave, 24-vjeçarja: Nuk martohem me vello por me miniq, e hypi edhe vjehrren në motorr

    E la gurbetin pas 22 vitesh dhe u kthye në Kosovë, qytetari investon mbi 50 mijë euro me motora ATV në Istog

    Qytetari kthehet nga mërgimi dhe hap fermën e lopëve: 4000 mijë euro kam fitim vetëm nga qumështi

    Të Fundit

    Përhapet zjarri që kishte shpërthyer gjatë ditës përreth pikës kufitare Hani Elezit – Bllacë 

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.